Futboll Sport

Edgar Çani, nga prezantimi si “rock-star”, drejt divorcit të pashmangshëm me Partizanin

Prezantim në stilin “rock-star” për futbollistin më të paguar në Shqipëri, por sot sulmuesi ka përfunduar në fund të hierarkisë. Debutoi në supersfidën ndaj Kukësit, më 18 shtator, por asgjë impresionuese. Gjithsesi, ishte vetëm fillimi, prisnin të ambientohet por nuk u ambientua kurrë. Një sezon i kaluar mes infermierisë, tribunës e stolit. Një gol i vetëm i shënuar dhe një asist. Shumë pak, sa për ta kuptuar, në të njëjtën kuotë është portieri i Teutës, Shpëtim Moçka.

Si të mos mjaftonte zhgënjimi i një formë sportive shumë larg pritshmërive, 28-vjçari ndezi dhe një debat me trajnerin Dalipi. Gjakrat u ftohën dhe sot ish-sulmuesi i përfaqësueses sonë stërvitet me grupin e lojtarëve duke mos neglizhuar asgjë. Në fakt kështu duhet të ndodhë në futbollin profesionist, megjithatë nuk ka më motivim dhe divorci me “demat” është i nënshkruar.

Në dy sezonet e fundit mes Pizës e Partizanit, Çani ka zbritur në fushë si titullar në 14 raste, duke shënuar varfërinë esktreme të vetëm 3 golave. Karriera e sulmuesit është në udhëkryq, me sa duket, gjiganti me paraqitje vikingu e ka humbur etjen për pushtet.

Related posts

Nga Cutrone tek Locatelli, produktet ‘bio’ të Milanit që kanë vendosur ndeshjet e mëdha

Q.Autor

Flakë në Athinë, përleshje mes tifozëve të AEK dhe PAOK para finales së Kupës(VIDEO)

Sadik.Autor

“BONUCHI DHE CHIELLINI DY DINOZAURË”/ Lippi: Ky Juventus e thyen PSG-në

Delo.autor

Leave a Comment