Futboll Premier League Sport

Një ofertë e “çmendur” vjen nga kampionati anglez për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo dëshiron të qendrojë në Madrid dhe për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi. Sulmuesi portugez po i sheh nga distanca zërat e merkatos që e lidhin me klube të tjerë dhe nuk duket shumë i interesuar. Por sidoqoftë portugezi nuk ka ngurruar të ngrejë pretendimet e tij dhe, sipas asaj që raporton “Don Balon”, nuk bëhet fjalë për më shumë para…

Ronaldo nuk dëshiron që klubi të bëjë një tjetër blerje të bujshme sa për t’i bërë hije atij. Kërkon një skuadër konkurruese që të përmirësohet dhe të korrigjojë gabimet e bëra këtë sezon në kampionat dhe, nëse do t’i jepet mundësia, të vijë dikush në nivelin e Messi-t dhe Neymar-it. Në të kundërt, sidomos nëse vjen edhe trofeu i tretë rresht i Champions League, me shumë gjasa do të ndryshojë ambient.

Dhe e vërteta është se ka ku të shkojë. Nuk po flasim këtu për një “dalje në pension” në SHBA apo Kinë, por për një rikthim te Manchester United. “Don Balon” shkruan në versionin e saj online se “Djajtë e Kuq” janë gati të japin 50 milionë Euro + Paul Pogba për një rikthim të portugezit në “Old Trafford”, praktikisht 150 milionë Euro.

Një shifër tepër bujare për një lojtar që, sado i madh, i ka kaluar të 30-at dhe është në vitet e fundit të karrierës. Skuadra e Mourinhos ka nevojë për një emër të tillë për të ngritur moralin e tifozerisë pas një sezoni të përfunduar në hije të kushërinjve të anës tjetër të qytetit, City. Këta të fundit po mendojnë për Harry Kane, ndërsa Griezmann duket më pranë Barcelona-s, kështu që alternativat janë të pakta.

Rikthimi i Ronaldos në Manchester do të ishte i mirëpritur nga tifozët të cilët nuk e kanë harruar kurrë lojtarin që mbërriti aty kur ishte veç se një adoleshent dhe për vite me radhë i bëri të dashurohen me driblimet dhe golat e tij.

Related posts

8 GOLA NË 10 NDESHJE/ Rashica fiton vlerësimin e madh në Bundesliga (FOTO)

Delo.autor

NDESHJET NDAJ FRANCËS DHE ISLANDËS/ Edy Reja shpall listën e lojtarëve (EMRAT)

Delo.autor

BARCELONA MERR LAJMIN E MIRË/ Messi rikthehet në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment