Futboll Sport

SKANDALI/ “Në Gjermani ka elementë racistë”: Boateng flet për situatën e Ozil

Kevin-Prince Boateng beson se dalja në pension ndërkombëtar e Mesut Ozil ishte “një reagim ndaj stresit” për t’u kritikuar publikisht në Gjermani. Futbollisti i lindur në Berlin luajti për Gjermaninë në nivel të moshave, para se të kalonte te Gana. Ai beson se përvojat e tij janë të ngjashme me ato të yllit të Arsenalit.

Ozil u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës në Rusi, duke lëshuar një deklaratë prej tri pjesësh, ku theksonte racizmin dhe diskriminimin në Gjermani dhe nga federata e saj e futbollit.

Boateng thotë se ishte i habitur nga vendimi i Ozil për të mos luajtur më për Gjermaninë, por pranon se kjo mund të lidhet me situata të mprehta, përfshirë edhe diskriminim gjatë lojës. “Nuk e prisja, – tha Boateng për “Bild”. – Unë mendoj se ky ishte një reagim nga stresi. Dhe jam duke folur nga përvoja. E di se çfarë është, kur të gjithë fokusohen te ty, kur ju kritikojnë ashpër, kur familja juaj goditet”.

Ish-ylli i Milanit dhe Eintracht Frankfurt, Boateng, gjithashtu shprehu habinë e tij ndaj elementëve racistë, që hasen në Gjermani, veçanërisht në qytetin e Chemnitz, ku demonstruesit e ekstremit të djathtë mbajtën një marshim pas vdekjes së një shtetasi gjerman, i cili ishte përfshirë në një sherr fatal me dy shtetas afganë.

Mbi 2.500 njerëz morën pjesë në marshim, duke përfshirë mes tyre 400 deri në 500 ekstremistë të njohur, me video të postuara në internet, ku dukej se shumë nga pjesëmarrësit u bashkuan nën një këngë të “socializmit kombëtar”.

Boateng është tronditur nga ngjarjet dhe i ka bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë për të parandaluar më shumë protesta të ngjashme, që ndodhin në vendin e tij. “Është alarmante se kjo do të ndodhë dhe se do të jetë gjithnjë e më shumë. Duhet të zgjoheni shpejt, ne duhet të bëjmë diçka për këtë, – insistoi Boateng. – Janë 2500 njerëz, që ecin nëpër Chemnitz, duke bërë përshëndetjen e Hitlerit. Këto foto dhe video dalin nëpër botë, përdoren paturpësisht nga një qytet i tërë si ekran projeksioni për aktivitetet e tyre”.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E PIOL/ Transferimi në Rusi dështon, futbollisti rikthehet tek Milan. Ja emri…

Delo.autor

“GOLI FANTAZËM” I MUNTARIT/ Galiani: VAR do të ndryshonte historinë e futbollit italian

Isa.Autor

Lazio largon Inter-in nga Champions me përmbysje

Sadik.Autor

Leave a Comment