Futboll Seria A Sport

Një tjetër Milan “ndez” derbin e Madonninës

Mesfushori kroat i Fiorentinës, Milan Badelj ka konfirmuar se nuk do të rinovojë më kontratën e tij me vjollcët, me aktualen që skadon më 31 Maj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori sportiv i Fiorentinës, Corvino, që tha se kroati i kishte konfirmuar se do të largohej nga Firenze dhe se nuk do të rinovonte më, pavarësisht se oferta ishte interesante.

Badelj ka qenë vazhdimisht nën vëmendjen e klubeve milaneze, Interit dhe Milanit, të cilat tani më shumë se kurrë kanë interes të afrojnë kroatin, pasi nuk do t’u duhet të shpenzojnë asnjë cent.

Milani duket më i avantazhuar për të marrë shërbimet e tij, pasi i ka ofruar nëj rol shumë të rëndësishëm në fushën e lojës, duek qenë se Montolivo e Biglia nuk ofrojnë garanci.

Por Interi është futur fuqishëm në orët e fundit dhe po kërkona ta bindë Badelj dujke përdorur kroatët Brozoviç e Perisiç, si dhe dy ish lojtarët e Fiorentinës, Borja Valero dhe Vecino. Pikërisht këta të 4 janë nga miqtë më të ngushtë të Milan Badelj në Itali dhe mund të ndikojnë në zgjedhjen e tij.

Por a do të arrijë Interi t’i bëjë dy Milan bashkë në skuadër, apo këtë të dytin do t’ia lërë kuqezinjve,? Gjithçka mbetet për t’u mësuar shumë shpejt, ndoshta që më 1 Qershor, kur edhe Badelj të jetë përfundimisht i lirë të zgjedhë skuadrën e tij.

Related posts

“EL CLASICO”/ Koeman zgjedh lojtarët, ja LISTA e Barcelonës

Delo.autor

LISTA E MERKATOVE/ Transferimet e dështuara në Angli në sezonin 2018-2019

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ Kampionët e Superiores dhe Kukësi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Leave a Comment