Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ Barcelona merr lajmin e madh me vlerë 61 milionë euro

Nëpërmjet kanaleve zyrtare, Barcelona ka lajmëruar se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, ka hedhur poshtë kërkesën e paraqitur nga Santos para FIFA-s.

Klubi brazilian kishte kërkuar një dëmshpërblim 61.295.000 euro nga klubi katalanas në lidhje me transferimin e Neymar-it në 20 13-ën.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka arritur në përfundimin se kontrata mes Santos-it dhe lojtari është mbyllur në marrëveshje mes palëve, se Barcelona nuk ka shkelur asnjë rregull ose marrëveshje kur i ka paguar shuma shtesë babait të lojtarit dhe kompanisë N&N dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje kur ka nënshkruar një para-kontratë me lojtarin, as kur ka nënshkruar marrëveshjen me Santos-in për transferimin.

Gjithashtu, ky vendim detyron Santos-in të paguajë shpenzimet ligjore, për një shifër prej 20.000 frangash zvicerane.

Related posts

SOT STARTON SERIE A/ Nga favoritët te zona evropiane dhe mbijetesa, si janë objektivat e këtij sezoni

F.autor

United i frikësohet Sanchezit: Mund të jetë dështim i madh

Sadik.Autor

Roma- Liverpool/ Sane shënon golin e parë ndaj “Verdhekuqve”

Sadik.Autor

Leave a Comment