Bundesliga Futboll Sport

Nuk dha penallti, gjyqtari i finales së Kupës ka një mesazh për Bayern

Gjyqtari i finales së Kupës së Gjermanisë, Felix Zwayer, më në fund ka folur pas vendimit tepër të kontestuar për t’I mohuar Bayern-int një penallti edhe pasi përdori VAR-in. Çështja vazhdon të diskutohet edhe sot, por më në fund gjyqtari vendosi të thotë fjalën e tij.

“Fillimisht dhashë vendimin për goditje këndi, por pastaj pashë që Javi Martinez ishte në tokë. Nuk e kuptova mirë sepse ishte një duel i çuditshëm, kështu që vendosa të këshillohesha me video asistentin. Ai më tha që të shikoja pamjet, sepse kishte kontakt”, spjegon Zwayer.

“E pashë edhe një herë aksionin por për mendimin tim goditja nuk ishte e rëndë. Martinez është në këmbë dhe pas kontaktin me Boateng rrëzohet. Megjithatë për mua nuk ishte e mjaftueshme për të dhënë 11-metërsh, sepse nuk ishte goditja e Boateng që bëri të rrëzohej Martinez. Edhe pasi pashë pamjet në TV nuk ndryshova mendim, sepse nuk pashë asgjë të re që të më bënte të mos i qendroja vendimit fillestar”.

“Me siguri që pothuajse të gjithë kanë menduar se pasi të shihja pamjet do të jepja penallti, por jo çdo kontakt është aq i rëndë sa për t’u ndëshkuar në këtë mënyrë. Dyluftimet duhen gjykuar me gjakftohtësi dhe në fushë jo gjithmonë ke pamje të qartë 100%”.

E sigurt është që fjalët e gjyqtarit nuk do t’I pëlqejnë aspak drejtuesve dhe tifozëve të Bayern, pasi në fund të ndeshjes ishte vetë Boateng që pranoi se e kishte goditur Martinez-in. “Mund të shihet qartë se e preka, por më pas i takon gjyqtarit”, deklaroi lojtari i Frankfurt.

Related posts

IDEJA PËR TË BËRË 5 NDËRRIME NË NDESHJE/ Një avantazh super i madh për ekipet big, por makth për të voglat

Delo.autor

NDIZET ALARMI/ Dhimbje koke për Shehin, Tirana me 8 mungesa para rikthimit në fushë

Delo.autor

MILAN-CRVENA ZVEZDA/ “Kuqezinjtë” me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment