Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Monchi: Alisson largohet vetëm nëse unë kthehem në fushë

Drejtori sportiv i Roma-s ka folur në lidhje me merkaton e klubit verdhekuq. “Jemi të kënaqur me atë që kemi bërë, por, siç ka thënë edhe trajneri, kemi akoma shumë për të bërë”, ka thënë Monchi.

“Dzeko? Do të qëndrojë me ne, pres që vitin e ardhshëm të bëjë një sezon të shkëlqyer, si këtë vit. Alisson? Nëse largohet, kjo do të ndodhë sepse unë do të kthehem të luajë si portier. Është e vetmja mundësi, por nuk e di nëse jam gati të kthehem”.

“Rinovimet e Florenzi-t dhe Di Francesco-s? Kemi vendosur të flasim në fund të sezoni. Di Francesco e di se çfarë mendoj unë për të. Kam patur fatin të punoj një vit me të dhe jam shumë i kënaqur. Besoj se do të punojmë bashkë për një kohë të gjatë”.

Related posts

KËRKOHET NGA LIVERPOOL/ Bayern Munich i vendos çmimin mesfushorit Alkanta

Delo.autor

Lazio dedikim special për Strakoshën: “Nuk ka frikë nga asgjë dhe di gjithmonë ku të vendoset mes dy shtyllave”

Q.Autor

ZYRTARE/ Refuzon PSG dhe Man United, nënshkruan me “Zonjën” deri në 2023

Isa.Autor

Leave a Comment