Futboll Sport

Oferta e parë për Vajushin, Pro Vercelli duhet të mendohet

Armando Vajushi, me paraqitjet e bëra në Serie B me fanellën e Avellino-s, ka bindur Christian Panuçi-n ta rikthejë në kombëtare për dy ndeshjet miqësore që Shqipëria luan ndaj Kosovës dhe Ukrainës më 29 maj dhe 3 qershor. Sigurisht do të jetë një test për shkodranin dhe për të tjerë lojtarë, që kanë dëshirë të mbeten pjesë e kuqezinjve në vazhdimësi. Ky grumbullim, që shpresohet të pasohet edhe me minuta në këto takime, i shërben sulmuesit anësor edhe për merkaton.

Në fakt Avellino, klubi me të cilin luajti në gjashtë muajt e fundit, ka shfaqur interesimin për ta blerë Vajushin pas sigurimit të mbijetesës në Serie B. Për këtë duhet të paguajë klubin e Pro Vercelli, pasi shkodrani është nën kontratë deri në qershor të vitit 2019. Por skuadra e sulmuesit ka rënë në Serie C, ndaj edhe pritet që të ndryshojë ekip. Nëse bën mirë edhe me Shqipërinë, atëherë edhe ofertat për të do të jenë të mira. E sigurt duket se këtë verë ai nuk kthehet te Pro Vercelli.

Vajushi luan sezonin e katërt në Itali, teksa fillimisht kaloi nga bullgarët e Liteks Lovesh te Chievo, ku u grumbullua në disa ndeshje në Serie A, por pa mundur të debutojë. Livorno ishte klubi tjetër më të cilin 26-vjeçari për një sezon dhe më pas kaloi te Pro Vercelli. Me këtë klub këtë sezon luajti 13 ndeshje (6 si titullar) dhe shënoi një gol. Në janar u huazua tek Avellino, ku numëron 9 ndeshje në total dhe gjashtë nga minuta e parë. Në takimet e fundit ai luajti rregullisht dhe tashmë edhe ka një ofertë prej tyre.

Related posts

NUK ISHTE NË BOTËROR/ Klubi gjerman interesohet për DËSHTIMIN e Man United

Isa.Autor

GRAND SLAM “US OPEN”/ Rafael Nadal kualifikohet pa luajtur, tërhiqet kundërshtari…

Delo.autor

Kapiteni i PSG-së u kërkon falje tifozëve: Ishte një turp i vërtetë

Delo.autor

Leave a Comment