Futboll Seria A Sport

SERIE A/ De Vrij nuk donte të luante ndaj Inter, por e detyruan Tare dhe Inzaghi

Aventura e Stefan de Vrij te Lazio përfundoi në lot. Skenari që të gjithë kishin frikë se mund të ndodhte, ndodhi.

Aktivizimi nga minuta e parë e holandezit, e cila ishte goxha e vështirë në këndvështrimin e motivimit të lojtarit, nuk dha rezultatin e pritur.

Sipas gazetës italiane Leggo, de Vrij do të kishte preferuar të qëndronte në stol ndaj Inter, por është bindur nga trajneri Simone Inzaghi dhe Igli Tare të futej në fushë.

Qendërmbrojtësi 26-vjeçar ishte shprehur në stërvitje se për të ishte një situatë e pakëndshme të luante në një ndeshje aq të rëndësishme ndaj ekipit të ardhshëm.

Por stafi teknik dhe drejtorët e Lazio-s nuk ndanë të njëjtin mendim me lojtarin, të cilin e kanë detyruar të respektojë kontratën deri në ditën e fundit.

Related posts

“E KA BËR RRUGË”/ Mourinho dhuron “SPEKTAKËL” me gazetarët: NUK më PËLQEN pyetja që më…

Isa.Autor

Ronaldo e mbyll me humbje ndeshjen e 500-të në karrierë

Q.Autor

Franca nuk ndalet/ Mbappe shënon kundër Rusisë

Sadik.Autor

Leave a Comment