Futboll La Liga Sport

Operacioni ‘fshesa’, Barcelona kërkon të përfitojë 100 milionë Euro

Po vjen vera dhe kjo do të thotë merkato, jo pushime, për klubet e futbollit. Të parët që bëjnë planet janë gjigantët e kontinentit dhe Barcelona është padyshim në majë. Synimi i katalanasve tashmë është i qartë, Antoine Griezmann dhe këtë nuk e fsheh më askush në klub.

Por për të arritur te francezi duhen para dhe jo pak, por 100 milionë Euro. Dhe për të mos prekur bilancin, drejtuesit kanë menduar që këtë shifër ta rrijnë duke shitur disa prej lojtarëve të dalë nga akademia, ose të blerë por që nuk kanë arritur të kenë sukses në skuadrën ‘blaugrana’.

Gjithashtu klubi kërkon edhe emra të rinj për të përforcuar grupin dhe për të lejuar trajnerin Valeverde që të ketë mundësi të bëjë rotacion para ndeshjeve të mëdha, pa iu frikësuar rezultatit.

Por cilët janë lojtarët që klubi ka vendosur se mund të shiten?

Digne: Mbrojtësi i krahut ka luajtur edhe më pak këtë sezon dhe kurrë nuk e ka vënë në dyshim rolin e titullarit të Jordi Alba-s. Edhe kur është futur si mbrojtës qendre në raste emergjente nuk ka qenë shumë rezultativ dhe nuk është më në planet e trajnerit Valverde.

André Gomes: Largimi i tij këtë verë duket zgjidhja më e mirë për të gjithë. Portugezit nuk i kanë munguar mundësitë. Si me Luis Enrique-n, si me Valverde-n, por nuk i ka shfrytëzuar ato, as kur rreshtimi ndryshoi nga 4-3-3 në 4-4-2.

Paco Alcácer: Situata e tij në klub nuk ka ndryshuar pavarësisht largimit të Neymar. Duket qe duhet të ndryshojë ambient për të ecur përpara. Me emra si Suárez, Messi, Coutinho, Dembélé dhe me shumë gjasa Griezmann përpara tij, vështirë se do të arrijë të marrë ndonjë minut sezonin e ardhshëm.

Rafinha: Duket se ka gjetur vendin e duhur tek Interi dhe vetë futbollisti nuk e ka fshehur dëshirën për të vazhduar aty, por nuk varen gjërat vetëm prej tij. Interi dhe Barca kanë rënë dakord për 35 milionë Euro nëse zikaltrit kualifikoheshin në Champions League, por për momentin kjo nuk është e sigurtë. Interi kërkon ta ulë në 18 milionë shifrën e blerjes nëse zona Champions dështon.

Denis: Është ndoshta lojtari që i pëafrohet më shumë profilit të Iniesta-s dhe merret vesh mirë me Messi-n. Por nuk i ka shfrytëzuar mundësitë as me Enrique-n as me Valverde-n. Megjithatë është vendimi që më shumë po i mundon drejtuesit nga emrat që janë në këtë listë.

Vidal: Gjithmonë emri i tij është përfshirë në lista largimesh, por gjithmonë ia ka dalë të qendrojë për shkak të shumë roleve që mbulon në fushë. Por kjo mund të jetë vera që do të thotë ‘lamtumirë’ pasi ai vetë kërkon më shumë minuta nga sa ka marrë deri tani.

Munir dhe Deulofeu: Të huazuar te Alaves dhe Watford respektivisht, mund të futen te ‘operacioni fshesa’, edhe pse kanë luajtur mirë në skuadrat e tyre. Munir ka qenë protagonist me 13 gola për Alaves, ndërsa Deulofeu po jepte sinjale pozitive para se të dëmtohej. Ai vetë ka thënë se është i lumtur në Angli dhe nuk dëshiron të kthehet.

Related posts

ARSENAL-BRIGHTON/ Xhaka dhe Mustafi janë titullarë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Diego Godin injoron Juventusin, 32-vjeçari rinovon kontratën me Atleticon

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Leicester – Arsenal

Sadik.Autor

Leave a Comment