Futboll Sport

Owen: “Kam thënë në fillim të edicionit, Real Madridi mund ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve”

​Owen mendon se Reali është favorit në Ligën e Kampionëve, por e ka paralajmëruar ekipin e Zinedine Zidane për lojën e mirë që po aplikon Liverpooli.
Legjenda e Liverpoolit, Michael Owen, ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve mes “Redsave”, ku ka luajtur nga viti 1996 deri më 2004 si dhe Real Madridit, pjesë e të cilës skuadër oshte vetëm për një sezon 2004/05.

Duke folur për vështirësitë e të dyja skuadrave që do t’i kenë në finale të Champions League, Owen tregoi se që në fillim të edicionit ka parashikuar që Real Madridi mund ta fitojë këtë trofe për herë të tretë me radhë.

“Liverpooli ka marrë rezultate fantastike kundër ekipeve të mëdha këtë sezon, është mirë për ta të përballen me ekipe të mëdha”, tha Owen për MARCA.

“Ndoshta nuk luajnë mirë kundër ekipeve që duan vetëm të mbrohen, por janë tjetër skuadër kundër ekipeve të mëdha”.

“Me lojën e shpejtë që aplikojnë, ata mund të mposhtin çdo skuadër. Janë ekip që bëjnë shumë presion në zonën e kundërshtarit dhe gjithmonë në kërkim të topit”, shtoi Owen.

“Por, Reali është favorit sepse kur i duhet fitorja, gjithmonë ia arrin qëllimit. Që në fillim kam thënë se Reali mund ta fitojë sërish Championsin, megjithëse tani duket si finale 50/50, sepse Liverpooli është ekip shumë i mirë”.

“Pika më e fortë e Realit është eksperienca që ka në këso lloj ndeshjesh dhe futbollistë shumë vendimtar si Cristiano Roanldo e Isco…”, shtoi mes tjerash Own, që e mbajti të veshur fanellën e Liverpoolit për tetë sezone, duke shënuar 158 gola në 297 paraqitje.

Related posts

ZYRTARE/ UEFA vendos Gjermaninë “mikpritëse” të Kampionatit Evropian 2024

Isa.Autor

REVOLUCION TË MADH NË VERË/ Ja kush do jetë portieri i Real Madrid për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

TAKIMI FINAL/ Milan-Leao ballë për ballë, projektohet edhe shitja e portugezit

F.autor

Leave a Comment