Futboll Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Spikat derbi i kryeqytetit, mësoni tre sfidat e ditës së sotme në fazën çerekfinale

Kupa e Shqipërisë do të luajë sot aktin e fundit të fazës çerekfinale. Në orën 13:45 do të luhen dy takime.

Në stadiumin e qytetit të Laçit, do të zhvillohet ndeshja Laçi-Egnatia.

Ndeshja e parë u përfundua në barazim 1-1 dhe pritet që të jetë një duel i luftuar duke parë se çdo gjë deri tani është e hapur.

Në po të njëjtën orar në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja Vllaznia-Flamurtari.

Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren e shkodranëve me rezultatin 2-1 teksa të dyja do të provojnë kalimin për në turin gjysmëfinal.

Në orën 18:00 në stadiumin “AIR Albania” do të luhet derbi i kryeqytetit Partizani-Dinamo. Çdo gjë në këtë takim është e hapur pasi ndeshja e parë është mbyllur në barazimin 1-1.

Të dyja skuadrat gjejnë shpëtim te Kupa e Shqipërisë duke parë renditjen në Kategorinë Superiore se zona europiane është ende larg.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

Related posts

U PIKAS ME SHPEJTËSI 134 KM/H NË AUTOSTRADË/ Marcelo në telashe prej “timonit”, përfundon në gjykatë

Delo.autor

KATARI NGA A-JA TE Z-JA/ Nga historia te pasuria, ligji “Kafala” që tremb të gjithë punëtorët e zonës. Ja çfarë duhet të dini

F.autor

FABIO BORINI DREJT LARGIMIT NGA MILAN/ Ja dy skuadrat që kërkojnë kalimin e 28-vjeçarit…

Delo.autor

Leave a Comment