Futboll Sport

Pacult do t’i çudisë të gjithë, presidenti Gjici vendos për premion

Fitorja me Skënderbeun ka ndikuar për mirë te skuadra e Kukësit. Ekipi verilindor arriti të shtynte festën e korçarëve me golin e sulmuesit Sindrit Guri nga një goditje dënimi. Shkodrani gjuajti mjaft mirë dhe arriti të mposhte portierin Orges Shehi në këndin e tij, kjo fitore ka rritur shumë moralin e klubit verilindor dhe te skuadra e presidentit Safet Gjici, atmosfera është mjaft pozitive. Numri një i stolit ka akorduar premio për ekipin e tij. Ai do t’i shpërndajë skuadrës së tij 20 mijë euro. Një shifër e kënaqshme për të gjithë futbollistët që marrin përfitime shtesë, pa anashkaluar rrogat mujore.

Burime brenda klubit të Kukësit bëjnë me dije se lojtarët nuk i kanë marrë ende premiot. Ata janë në pritje të tyre dhe pritet që të merren para ndeshjes me Lushnjen. Numri një i klubit është mjaft korrekt me ta dhe nuk i ka lënë ndonjëherë vend për “akuza” të tilla. Futbollistët e Kukësit nëse arrijnë vendin e dytë mund t’i kërkojnë Safet Gjicit dhe rrogën e nëntorit. Presidenti i dënoi ata për shkak se ishin jashtë objektivave dhe i gjobiti duke i lënë pa lekë para festave të fundvitit. Muaji dhjetor u mor, ndërsa nëntori nuk është marrë akoma. Nuk dihet nëse Gjici do të zbutet dhe do t’ua shpërndajë futbollistëve.

SITUATA – Kukësi ka një ndeshje të lehtë në letër në javën e 32-të të Superiores. Skuadra kuksiane do të ndeshet me ekipin e Lushnjes. Praktikisht, kundërshtari më i lehtë i kampionatit, pasi është ekipi që ka prerë biletën për të rënë një Kategori më poshtë. Për këtë sfidë, trajneri Peter Pacult nuk do të ketë të gatshëm Ylli Shametin. Mbrojtësi nuk luajti as në Korçë, por nuk do të rrezikojë as për këtë javë. 8 pikë larg nga Luftëtari me 5 ndeshje të mbetura dhe përballë një kundërshtari të lehtë në letër, austriaku i stolit do t’u japë mundësi futbollistëve të rinj për të luajtur.

Related posts

Nuk bind trajnerin Jardim/ Tielemans drejt largimin nga Monaco

Isa.Autor

Ja lojtarët që shpërthyen në Botëror, por rezultuan dështime të mirëfillta

Sadik.Autor

MERKATO E DIMIRIT/ 10 blerjet më të shtrenjta të janarit, Goditje të zgjuara apo të nxituara?

Delo.autor

Leave a Comment