Futboll Sport

Pacult: Kemi bërë punë të mirë, komplimente të gjithëve

Kukësi shpërdoroi një avantazh të dyfishtë ndaj Luftëtarit, por gjithsesi arriti të marrë atë barazim të domosdoshëm për të siguruar edhe matematikisht vendin e dytë të renditjes në kampionat.

Trajneri Peter Pacult shprehu vlerësime edhe për kundërshtarin, duke e cilësuar një ekip simpatik, por pranoi se është i lumtur për rezultatin, pasi mban ekipin në vend të dytë.

Siguruat vendin e dytë, ndoshta mund të luani edhe në Champions…
Nuk është se dallohet në fytyrën time, por dua t’i përgëzoj klubin dhe lojtarët pasi kemi bërë 5 muaj shumë të mirë. Jemi me plot meritë në vendin e dytë.

Barazim me llogari ky mes Kukësit dhe Luftëtarit, si ai i Suedisë me Danimarkën?
Unë jam i lumtur që morëm atë pikë që na duhej në këto momente. Luftëtari ka treguar që është ekip me kualitet, barazoi edhe javën e kaluar me Partizanin. Dua të përgëzoj lojtarët e mi. Ekipin e morëm në vendin e katërt, ndërsa tani arritëm vendin e dytë. Them se kemi bërë një punë shumë të mirë, dhe ekipi e meriton këtë moment që po kalojmë. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ecuri, edhe pas këtij takimi. Komplimente të gjithëve.

Related posts

VENDOSIN TIFOZËT E REALIT/ Ja kush do të jetë trajneri i ri i kampionëve të Europës

Isa.Autor

ELBASANI KRIJON EKIPIN E RI/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin, ja EMRI i klubit

Delo.autor

REAL MADRID-GETAFE/ “Los Blancos” synon fitoren për t’ju afruar rivalit në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment