Futboll Sport

Partizani “kap” Evropën, Teuta siguron mbijetesën

 

Partizani e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë në Vlorë kundër Partizanit, pas golit të shënuar nga Abdurrahimi. Edhe pse pritej më shumë nga kuqezinjtë, miqtë luajnë më mirë duke u afruar edhe më shumë me Evropën. Miqtë e nisin mjaft mirë ndeshjen teksa që në fillim provojnë me Abdurrahimin, por sulmuesi është i pafat, pasi topi godet traversën. Pas këtij momenti loja bëhet monotone, teksa mungojnë rastet e rrezikshme. Më tepër sipkasin dyluftimet në mesfushë, ndonëse “Demat” janë kërkues. Partizani kaloi në avantazh në minutën e 34’ me anë të Abdurrahimit, i cili shënoi një gol të bukur pas një gjuajte nga distanca.

Flamurtari-Partizani 0-1

Shënues: Abdurrahimi

Flamurtari: Sali, Zuka, Veliu, Deliaj, Siljanovski, Maze, Sidibe, Hyseni, Tushi, Bushiç, Rrapaj. Trajner: Petraq Bifsha

Partizani: Xhika, Kalari, Belica, Gojkoviç, Ibrahimi, Trashi, Mala, Telushi, Asani, Abdurrahimi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi

Teuta-Lushnja 2-1

Shënues: Latif 1’, Bejqja 17’/ Sefa 5’

Teuta: Kastrati, Gjiorgievski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hrkac, Hila, Beqja, Kruja, Latif. Trajner: Gentian Begeja

Lushnja: Bejte, Marku, Korreshi, Prençi, Mone,  Taullau, Papa, Alushi, M. Çela, Pepa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Teuta e mbylli në avantazh pjesën e parë kundër Lushnjes, duke e dominuar totalisht kundërshtarin. Me këtë sukses bregdetarët sigurojnë zyrtarisht qëndrimin në Superiore, edhe pse kanë nevojë edhe për 45’ minuta të tjera. Teuta e nis në sulm ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e parë me anë të Latif. 5’ minuta Sefa barazon ndeshjen, sulmuesi kërcen më lartë se të tjetërt dhe e dërgon topin në rrjetë. Vendasit përgjigjen me Hakajn që kombinon bukur me Beqjan dhe më pas shkodrani gjuan drejt portës por largojnë lushnjarët. Beqja me një gjuajte të bukur nga brenda zonës e dërgon topin në rrjetë. Çyrbja kroson në zonë nga e djathta për Beqjan, i cili e stopon bukur dhe mposht portierin. Kur mbushet gjysmë ore loja Lushanja ka një mundësi të mirë të shënuar golin e barazimit, por Papa shpërdoron nga brenda zonës. Pak para fundit Teuta shënon edhe golin e qetësisë me anë të Latif, i cili nuk e pati të vështirë të mposhte portierin e lushnjarëve pas asisit të shkëlqyer të Ardit Hilës. /EDS/

 

Luftëtari-Skënderbeu 1-1

Shënues: Liçaj 35′ / Sowe (p)

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Rapa, Beqiri, Jackson, Aleksi, Ramadani, Rapo, Bregu, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Skënderbeu: Teqja, Dita, Sambou, Aliti, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Krasniqi, Sowe. Trajner: Ilir Daja

 

 

Related posts

TRONDITET BRAZILI/ Eleminohet nga BOTERORI, Kroacisë i “buzëqesh” fati me penalltitë

F.autor

KORONAVIRUSI/ Ylli i Real Madrid pozitiv me Covid-19, por Belgjika e mban!

Delo.autor

FOTOLAJM/ Kryeqyteti nis të vishet i kuq, tifozë edhe nga Kosova

Delo.autor

Leave a Comment