Futboll Sport

Vllaznia e ka “fushë”, Kamzën ndaj Laçit e dënon Avdyli

Vllaznia ka kthyer rezultatin në “Loro Boriçi”, duke triumfuar 2-1 në 45 minutat e para kundër Kukësit. Balde shfrytëzoi një dalje të gabuar nga portieri Sherri dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërsa pak minuta më vonë humbi penalltinë Sukaj. Por, korrigjuan Kalaja dhe Çinari duke i kthyer buzëqeshjen kuqebluve.

Në Shkodër ndeshja ka qenë e balancuar në 30 minutat e para. Por, skuadra kuksiane i është afruar më tepër kuadratit. Megjithatë, edhe kuqeblutë nuk kanë ndenjur pas, sepse kanë ditur të organizohen në ofensivë.

Brenda 30 minutave të para të takimit nuk ka pasur grinte apo ndonjë rast që të ngjallë emocione për të dy ekipet, megjithatë, në minutën e 31 një gabim i portierit Alen Sherri i dha avantazhin skuadrës së Peter Pacult.

Një top i gjatë në drejtim të zonës dhe Sherri vendosi të bënte mbrojtësin e fundit, kur në të vërtetë kishte të tjerë që mund të neutralizonin këtë rast. Largimi i topit me kokë nga portieri i dha një mundësi të artë Baldes, i cili gjuajti nga jashtë zonës dhe sfera përfundoi në rrjetë, 0-1.

Pak minuta më vonë, pikërisht në të 35-tën është Musolli që shkakton faull kundër Çinarit dhe Enea Jorgji akordoi penallti. Ekzekutimi nga ana e Sukajt më shumë se skandaloz, një gjuajtje e dobët që Koliçi edhe po të mos donte ta kapte nuk do t’a linte ‘ego’-ja. Pogradecari e priti të vetmin shans të artë për kluqbelutë.

Pak minuta më vonë Vllaznia gjeti dhe golin e barazimit, ku Çinari shfrytëzoi një top të gjatë dhe e dërgoi në rrjetë, 1-1. Nuk ka qenë i vetmi rast për kuqeblutë, të cilët kthyen rezultatin pikërisht në minutën e fundit të takimit, Kalaja gjuajti dhe dërgoi në rrjetë për herë të dytë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh përball një Kukësi që nuk e kishte mendjen në lojë. Çdo gjë i mbetet pjesës së dytë.

Vllaznia-Kukësi 2-1
Shënues: 
Çinari 41’, Kalaja 45+1’ / Balde 32’

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Pjeshka, Çinari, Krymi, Tafili, Lika, Kalaja, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Kukësi: Koliçi, Zderic, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Musolli, Shkodra, Ethemi, Ebipi, Koldashi, Balde. Trajner: Peter Pacult

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti (Elbasan)

Ka nisur me gol sfida në Kamzë mes Kamzës dhe Laçit. Që në minutën e parë ka qenë mozambikasi Reginaldo, i cili me një gjuajtje drejt kuadratit ka arritur që të gjejë rrjetën, 0-1. Gabim foshnjarak i portierit Avdyli, i cili mund të ndërlikojë rrugën e Kamzës për të qëndruar në Kategorinë Superiore.

Laçi nuk ka falur për asnjë minutë, lojë e fortë dhe në mbrojtje të rezultatit për të kapur një vend në Europë nëpërmjet kampionatit, ndërsa Kamza nga ana tjetër me anë të Ymerajt ka kërkuar që të barazojë shifrat në minutën e 14, por asgjë më shumë, shifrat kanë qëndruar në favorin e kurbinasve. Ndeshje e fortë në fushë përgjatë gjithë pjesës së parë, ku Laçi nuk ka hapur krah në asnjë moment, ndërsa Kamza vijon që të fajësojë gjykimin.

Kamza-Laçi 0-1
Shënues:
 Reginaldo 1’

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Arrabal, Zguro, Ymeraj, Malaj, Zefi, Mehmeti, Fukui, Fili. Trajner: Julian Ahmataj

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridiger Çokaj, Egin Doda, Ermal Barushi
Kartonë të verdhë: Lushkja 15’
Pas porte: Emirion Sino, Kreshnik Cjapi
Delegat: Besnik Çela (Delegat)
Vëshgues: Sokol Jareci

Related posts

“DO TË MBETEM GJITHMONË NJË BAVAREZ”/ Trajneri Flick: Nuk ka rëndësi nëse je një talent apo një njeri me famë

Delo.autor

ÇFARË LOJTARI/ Ylli i Barcelonës shënon super-gol ndaj Boca Juniorsit (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E ANGLISË/ Manchester United mposht Wolves në “Old Trafford”

Delo.autor

Leave a Comment