Bundesliga Futboll Sport

Pas Champions një tjetër goditje për Bayernin, këtë herë nga Arsenali

e Bayern Munchen zhgënjimet vijnë njëra pas tjetrës. Pas eliminimit nga Champions League nga Real Madridi (edhe pse me polemika të mëdha për shkak të gjykimit), për gjermanët vjen një tjetër betejë e humbur. Arsenali është treguar më i shpejtë dhe bindës dhe ka arritur që të gjejë akordin me talentin turk Caglar Soyuncu.

Lojtari 21 vjeçar është pjesë e Freiburg-ut në Gjermani, por presidenti i ish- klubit të tij, Altinordu, Seyit Mehmet Ozkan, deklaroi se “topiçinjtë” do të firmosin me futbollistin duke mposhtur kështu konkurrencën e Bayern-it.

Freiburg´s Turkish defender Caglar Soyuncu reacts after the German first division Bundesliga football match of Borussia Dortmund vs SC Freiburg in Dortmund, western Germany, on September 23, 2016. / AFP / PATRIK STOLLARZ / RESTRICTIONS: DURING MATCH TIME: DFL RULES TO LIMIT THE ONLINE USAGE TO 15 PICTURES PER MATCH AND FORBID IMAGE SEQUENCES TO SIMULATE VIDEO. == RESTRICTED TO EDITORIAL USE == FOR FURTHER QUERIES PLEASE CONTACT DFL DIRECTLY AT + 49 69 650050
(Photo credit should read PATRIK STOLLARZ/AFP/Getty Images)

Caglar Soyuncu luan si mbrojtës qendre dhe deri më tani ka luajtur 25 herë me skuadrën gjermane që luan në Bundesliga. Gjithashtu, ai ka luajtur në dy takime të Ligës së Evropës.

Futbollisti 21 vjeçar cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të Bundesliga-s. Dëshira e tij është që të transferohet në Premier League dhe për Bayern kjo është një goditje e fortë, ndërsa gjithnjë ka synuar që të afrojë më të mirët e kampionatit në skuadër. Kjo pasi për ata do të ishte më e lehtë që të integroheshin dhe do ta forconin edhe më shuam ekipin. Nisur nga mosha, Soyuncu shikohet si një investim i mirë për të ardhmen.

Related posts

Dedikimi rrëqethës i Piter Shmajkel për të birin: Vetëm pasi të na jenë tharë lotët…

Isa.Autor

Aventurë e re për Joao Moutinhon, transferohet në Premier League

Isa.Autor

ZYRTARE/ Elvis Plori me dy detyra te Vllaznia, emërohet trajner dhe…

F.autor

Leave a Comment