Futboll La Liga Sport

MEDIAT SPANJOLLE/ Isco dhe Asensio largohen nga Reali

Largimi i Cristiano Ronaldos e ka lënë Realin shumë të vagët. Ekipi pati një krizë rezultatesh sepse nuk kanë një sulmues që të konkretizojë aksionet.

Por kriza dha efektet e saj ku lojtarët e rinj tani e shikojnë veten larg Realit, pasi kërkojnë një ekip stabël dhe jo në rindërtim.

Sipas medieve spanjolle dyshja Isco dhe Asensio kanë kërkuar largimin nga ‘Los Blancos’.

Për Iscon ka shfaqur interesim të vazhdueshëm Manchester City pasi trajneri Guardiola e pëlqen shumë fantazistin spanjoll. Një tjetër opsion i dalë në skenë është edhe Chelsea ku Real do përpiqet të luajë edhe me kartën Hazard, shkruan syri.net.

Sa i përket Asensios ai preferon të transferohet në Itali tek Juventus. Edhe ekipi italian ka shfaqur pëlqim për lojtarin pasi ai konsiderohet si një futbollist me shumë të ardhme. Ronaldo mund të futet si ndërmjetës në këtë transfertë.

Pritet që këto hipoteza të marrin zhvillim ku do shikohet se a do levizë dyshja spanjolle nga Real Madrid.

Related posts

PAMJET/ Al Thani-Infantino trazojnë futbollin, veshin Messin me tunikë, po çfarë simbolizon?

F.autor

E VEÇANTË/ Tek njëra këmbë flamurin e Shqipërisë, tek tjetra stema e Barcelonës. Ylli Manaj prezanton… (FOTO)

Delo.autor

EFEKTI  “RONALDO”/ KLUBI I SERIE A shet të gjitha biletat në një KOHË REKORD

Isa.Autor

Leave a Comment