Futboll Premier League Sport

Pellegrini rikthehet në Angli, pranë firmës me skuadrën e “shejtorëve”

West Ham insiston të rikthejë në Premier League trajnerin kilian, Manuel Pellegrini. Ky i fundit është nën kontratë në kampionatin kinez me Hebei Fortune por dëshiron të rikthehet në një kampionat elitar si Premier League dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit për synimet e tij.

Te West Ham po presin vetëm lëvizjen e Pellegrinit për ta zyrtarizuar më pas në stol teksa bisedimet e palëve janë përshpejtuar. Hammers-at kanë menduar që në mars për ish trajnerin e Real Madrid dhe Manchester City por vetëm me largimin e David Moyes nisën lëvizjet e para dhe gjasat janë që brenda 10 ditësh gjithçka të zyrtarizohet.

Related posts

MANÇESTER JUNAJTIDIT PO I SOSET DURIMI/ Cristiano Ronaldo vazhdon të kërkojë klub të ri

F.autor

E BUJSHME/ Trajneri i ri i Partizanit, flet rumuni: Isha në Tirana 3 javë më parë, nuk më lejohet të…

F.autor

Gattuso: Inzaghi është më i mirë se unë

Q.Autor

Leave a Comment