Futboll Sport

Përfundon kursi për trajnerët e rinj. Shulku: Licensat njihen në çdo vend të botës

Sektori i edukimit pranë FSHF-së ka mbyllur edicionin e 13-të të kursit të liçensimit për trajnerë të nivelit “UEFA A”. Pas përfundimit të testimit të fundit, sot në ambjentet e Shkollës së Trajnerëve në Kamzë, është zhvilluar ceremonia e ndarjes së diplomave, ku prezent ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, z.Ilir Shulku, së bashku me shefin e sektorit të garave, Lysjen Nurishmi, në prani të drejtuesve të sektorit, Astrit Maçi dhe Alban Tafaj.

 

Përpara trajnerëve tashmë të pajisur me liçensën “UEFA A”, Shulku inkurajoi të gjithë klasën e re të teknikëve për të praktikuar në terren me skuadra të ndryshme të gjithë bazën e dijeve të marra.

 

Për faqen zyrtare të FSHF-së, sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku theksoi: “Sot përfunduam kursin e 13-të për trajnerë për liçensën “UEFA A”, dhe sikundër ua përcolla edhe të gjithë të sapo diplomuarëve, ajo që ka më shumë rëndësi lidhet me praktikën në terren, në rastin konkret në punën me skuadrat e ndryshme, në mënyrë që kjo liçensë të shërbejë realisht, duke konkretizuar gjithçka ata kanë përfituar në këtë periudhë trajnimi e mësimi.


Ndërkaq, sipas grafikut vjetor të punës, Sektori i Edukimit do të vijojë kurset me raundin e radhës të nivelit “UEFA Pro”, në një kohë që shumë shpejt do të zhvillohet një tjetër kurs për trajnerët e përgatitjes fizike, ku liçensa e tyre në një të ardhme të afërt do të jetë shumë e domosdoshme për çdo staf të secilit klub. Këtu në këtë kurs të sotëm mes të diplomuarëve kishte edhe shumë ish-lojtarë, dhe me këtë dua të them që ky potencial teknik ëstë një mundësi shumë e mirë për klubet në të gjithë vendin për të afruar këta trajnerë të punojnë me skuadrat e tyre”.

Puna për liçensimin e trajnerëve vijon me raundin e radhës të nivelit maksimal, atë të “UEFA Pro”, teksa vetëm pak kohë më parë është mbyllur dhe janë liçensuar trajnerë të nivelit “UEFA B”. Shkolla e trajnerëve, përgatitja, formimi dhe liçensimi i tyre mbetet një prioritet më vete për FSHF-në. Po kështu, vetë FSHF ka kryer kurse intensive dhe ka liçensuar me nivelin “C”, edhe të gjithë mësuesit e edukimit fizik të cilët punojnë me fëmijët në shkollat e ndryshme 9-vjeçare me projektin “GROW 2020”.

Related posts

“MAN CITY DO TË…/ Craig Bellamy: Nuk besoj se Liverpooli do të vazhdojë pa humbje

Delo.autor

Gazetari serb tentoi t’i marr në intervistë, por ja si u përgjigjen Xhaka e Shaqiri

Isa.Autor

ZGJEDH RIVALËT E LIGUE 1/ Tuchel bën parashikimin e bujshëm në Champions

Delo.autor

Leave a Comment