Futboll Sport

A do të tolerojë Kukësi Vllazninë? Gjici: Na vjen keq, por…

Kukësi është kthyer në një skuadër fitimprurëse këtë sezon, kjo falë edhe menaxhimit të mirë të presidencës verilindorë. Shitjet e Gurit dhe Elis Bakajt kanë mbushur plot arkat e klubit, i cili në total nga këta 2 futbollistë ka fituar 810 mijë euro.

Në një intervistë për “Report TV”, presidenti i Kukësit Safet Gjici, ka treguar për shitjen e Gurit si dhe për ngjarjet e fundura të ndodhura në klub, siç është ajo e shkarkimit të menaxherit Nail Halili si dhe për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë.

Shitja e Gurti…

Kukësi i ka dhënë ton kampionatit shqiptar, por edhe kupat e Europës. Më së fundmi ne arritëm një sukses me transferimin e lojtarit. Është një transfertë shumë e mirë për klubin tonë për arsyen se ne kemi bërë më parë disa transferta, por shumë herë më pak. Tani besojmë që me shitjen e Gurit Kukësi është futur në rrugën e tregut të transferimit të lojtarëve jo vetëm të blejmë, por edhe të shesim lojtarë. Skënderbeu dhe Kukësi kanë bërë transferta të mira. Nga njëra anë gëzohemi, sepse shtohen të ardhura. Nga ana tjetër është shumë e vështirë të gjejmë sulmues si Guri. Është trajneri Pakult që duhet të gjejë zëvendësuesin e Gurit, për të plotësuar ekipin për Europën.

Kontrata e Gurit është e kënaqshme për Kukësin. Është viti i 7-të që investojmë pafund dhe kemi qenë shumë korrekt në investim. Ka ardhur momenti të rikthehen investimet që kemi bërë në klub. Për Gurin ka pasur ofertë edhe nga klube shumë të mëdhaja.  Ka qenë Dinamo e Zagrebit apo dhe disa ekipe të tjera italiane.  Kombëtarja ka fituar një sulmues të mirë nga kampionati shqiptar. Përqindja në kontratë e kartonit të Gurit është fiksuar në 20% që i takon klubit të Kukësit, çdo transfertë që bëhet më pas.

A ka ardhur momenti që Kukësi të futet në grupet e Ligës së Europës?

Pata një takim me trajnerin Pakult dhe drejtorin Nexhipi ku diskutuam për përgatitjet e ekipit. Objektivi ynë është që të ecim, të kalojmë ture, pse jo, të hyjmë në grupe, ashtu siç ka bërë edhe Skënderbeu. Futbolli është edhe fat. Ju e dini shumë mirë që vjet ndoshta fati nuk mundëm dot të kalonim turin e parë në Champions League. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer, gjithsesi në do ja bëjmë yzmetin deri në fund.

A do të luajë seriozisht Kukësi ndaj Vllaznisë?

Klubi i Kukësit ka bërë histori, por kur shikon që Vllaznia, djepi i futbollit shqiptar, rrezikon të bjerë nga kategoria dhe na vjen shumë keq, por ne jemi një ekip serioz, që do t’i luajmë ndeshjet deri në fund, edhe pse kemi siguruar vendin e dytë. Ne do i luajmë ndeshjet deri në fund. Zgjedhjet e lojtarëve i bën trajneri. Vllaznia ka luajtur pastër gjithmonë, në Kukës na ka hequr kampionatin. Edhe ne do luajmë pastër dhe fortë. Nuk i vjen e keqja nga ne Vllaznisë. Nuk ia urroja kurrë që Vllaznia të bier nga kategoria, por kur ka rënë Tirana, mund të bier edhe Vllaznia.

Largimi i menaxherit Naim Halili..

Unë e kam marrë më shumë jo se ka pasur dijeni për këtë fushë që ka mbulur, por thjesht si një kuksian. Ka qenë krahu i djathtë i imi deri diku në aspektin menaxherial, por me thënë të drejtën, më ka zhgënjyer në disa menaxhime. Nuk ka qenë i aftë për disa menaxhime

Related posts

Luftëtari mbetet “duarbosh”, kapiteni i gjirokastritëve shumë pranë largimit

Sadik.Autor

​Vendim i papritur i Realit, shet Benzeman

Delo.autor

U TURPËRUAN KEQ NGA SKOCIA/ PANUCCI zhvillon stërvitje në heshtje për kuqezinjtë

Isa.Autor

Leave a Comment