Futboll Seria A Sport

Periudhë rinovimesh te Juventusi, “Zonja” nuk i lëshon “të vjetrit”

Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli do të vijojnë të prezantojnë të ardhmen: pas lamtumirës së kapitenit Gigi Buffon, Juventusi dëshiron që të mbajë pasardhësit e tij sidomos dhe liderin historik të mbrojtjes bardhezi. Për këtë arsye, edhe pse ata janë mbi 30 vjeç, për të dy është gati rinovimi i kontratave.

Chiellini ka mbyllur sezonin e trembëdhjetë te bardhezinjtë dhe tashmë bën edhe rolin e motivuesit. Pas një sezoni të paimagjinueshëm, ndoshta më i miri në punën dhe karizmin e tij, ka zëvendësuar shokët në ndeshjet e fundit, ai do të firmosë dhe për dy vite me bardhezinjtë, të paktën deri kur të shkojë 36 vjeç.

Barzagli është katër vite më i madh se Chiellini dhe në vitin e shkuar ai u menaxhua më së miri nga Allegri për të mbërritur i freskët deri në javën e fundit. I dobishëm në fushë dhe i vlefshëm edhe në dhomën e zhveshjes për karizmin e tij dhe për karakterin, do të firmosë rinovimin deri në fund të vitit të ardhshëm.

Related posts

BARCELONA-EIBAR/ Messi i “uritur”, Braithwaite lë shenjë në debutim (VIDEO

Delo.autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Gruaja e ish-mbrojtësit italian i del në mbrojtje RONALDOS

Isa.Autor

“NUK GJETËN ASGJË ME VLERË PËR TË VJEDHUR”/ Media prestigjoze angleze tallet keq me ish-yllin e Arsenal (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment