Futboll Seria A Sport

NUK KA RINOVUAR ENDE ME BARCELONËN/ Inter futet në garë me Juventus për futbollistin “katalanas”…

Portieri i Barcelonës, Mark Andre ter Shtegen, nuk ka rinovuar ende kontratën që i skadon në vitin 2022. Janë të ndryshme klubet europiane që kanë kërkuar gjermanin me vitlindje 1992: mes tyre, sipas raportimit të së përditshmes “Mundo Deportivo” (e mirinformuar nga lajmet pranë katalanasve), ndodhet edhe Interi.

Pas Juventusit, Çelsit dhe Bajernit të Mynihut, zikaltrit janë klubi më konkret që i ka kërkuar mbrojtësit ekstrem të mos e rinovojë kontratën për t’u transferuar në Milano sezonin e ardhshëm për të marrë trashëgiminë që do të lërë Samir Handanoviç. Gjithmonë sipas tabloidit, megjithatë, hipoteza më konkrete është ajo e rinovimit me Barçën.

Related posts

ZYRTARE: Liverpool transferon këtë lojtar

Q.Autor

MORI PJESË NË NDESHJEN E BAMIRËSISË/ Mërgim Mavraj : Ndeshjet e Kosovës i kam parë me lot gëzimi…

Delo.autor

E DUAN PATJETËR/ ZBULONI ofertën e “çmendur” të REALIT për “yllin” e Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment