Futboll Sport

Pësuan gjashtë gola, ”përforcime” para finales me Partizanin

Teuta luan një finale tjetër të shtunën, këtë herë në transfertë me Partizanin. Durrsakët barazuan 3-3 në ndeshjen me Kamzën rivale, ndërkohë që tanimë do kërkojnë të fitojnë terren Vllazninë, që shkon në transfertë gjithashtu. Shkodranët përballen me Flamurtarin, kurse Kamza luan në shtëpi, por ka një ndeshje të vështirë me Luftëtarin e vendit të tretë. Kjo bën që në Durrës të jetë në motivuar për të marrë pikë dhe për të përfituar, një mision që duhet thënë se është mjaft i vështirë.

Për trajneri Gentian Begeja ka një lajm të mirë, pasi rikthehen dy lojtarë të prapavijës, repart shumë problematik te Teuta. Kroati Ante Hrkac, i dëmtuar në ndeshjen me Kamzën, është i gatshëm, ashtu sikurse edhe Amir Bilali, i kthyer nga pezullimi prej katër kartonëve të verdhë. Në dy ndeshjet e fundit “Djemtë e detit” kanë pësuar gjashtë gola dhe duhet gjetur një zgjidhje. Gjithsesi këtë herë pritet që të ndryshojë diçka dhe stafi teknik ka kërkuar një ekip të balancuar në fushë, për të mos dalë pa pikë. Kjo ëshët shumë e rëndësishme edhe për anën psikologjike të ekipit durrsak, pasi një javë më pas Vllaznia e Kamza përballen në ndeshjen direkte në Shkodër.

I vetmi lojtar që ka shqetësuar Teutën ka qenë mesfushori Ardit Hila, i cili ka një problem në kavilje dhe me shumë mundësi do të sakrifikojë, pasi me Partizanin është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe prania e tij duket e domosdoshme. Sfida me të kuqtë luhet të shtunën prej orës 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo ndeshje do të luhet pa praninë e publikut. Në një rast të ngjashëm, Teuta e ka mundur Partizanin në “Qemal Stafa”, asokohe shënonte Lukic për skuadrën bregdetare. Gjithsesi nag atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar, por e sigurt është që të dyja ekipet do kërkojnë të marrin maksimumin në fushën e blertë.

Related posts

COVID-19/ Koronavirusi prek lojtarin e Sampdorias, infektohet edhe ish-futbollisti i Inter (EMRAT)

Delo.autor

Derbi me pasoja për REALIN/ “Galaktikët” humbasin dy yje të tjerë për Championsin

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Napolit nuk e “tradhëton” Italinë. Kalon te Fiorentina

Delo.autor

Leave a Comment