Futboll La Liga Sport

“VIJOJ KONTRATËN QË ZGJAT DERI NË 2022″/ Zidane: Hazard kur do të kthehet? I mungon diçka për të luajtur dhe…

Zidane ka dalë në një konferencë për shtyp në “Valdebebas” për të analizuar duelin e nesërm në “Ipurúa”. Trajneri francez nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Vinícius për shkak të një dëmtimi, por shpreson të vazhdojë me serinë e rezultateve pozitive, pas katër fitoreve të fundit radhazi:

Unë jam i sigurt që Eibar do të japë gjithçka, ashtu si ne do të përpiqemi të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Është një rast tjetër për të treguar se çfarë jemi në gjendje të bëjmë si ekip. A do të largohet ndonjë lojtar në janar? Pogba dhe Isco? Unë mund t’ju flas vetëm për lojtarët e mi. Isco është mirë këtu, kemi mjaftueshëm gjëra për të menduar.

Hazard, kur do të kthehet? Shpresojmë sa më shpejt, është rikuperuar pothuajse plotësisht. I mungon diçka për të luajtur dhe për një kohë të shkurtër shpresoj se do të jetë me ekipin. A do të kisha dashur të luaja me Benzema? Sigurisht që po, por nuk mund të ndodhë.

A e mendoj rinovimin? Jo, më pëlqen të punoj dita-ditës, ta shijoj eksperiencën në këtë klub të shkëlqyeshëm. Nuk kam asgjë në mendje, vijoj kontratën që zgjat deri në vitin 2022. Çdo moment është me fat të them se jam në klubin më të mirë në botë.

Situata e Ramos? E shoh mirë, sepse është i bindur të vazhdojë ëtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë e shoh atë duke luajtur futboll për shumë vite, sepse kujdeset shumë për veten. Nëse doni të vazhdoni gjatë, kujdeseni për veten. Ka shumë mundësi të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe nuk jam i befasuar nga ajo që bën.

Merkatoja e janarit? Jam i lumtur me të gjithë lojtarët në dispozicion. Deri në fund të janarit, në të gjitha klubet mund të ndodhin gjëra të ndryshme. Por, ajo që mund t’ju them është se lojtarët e mi janë më të mirët, mbështetem te të gjithë. Çelësi i Benzema? Puna, angazhimi, vetëbesimi. Këto o ka pasur gjithmonë”.

Related posts

Inter, Spalleti: Pritjet për ne ishin jo reale

Q.Autor

NUK NDIHET REHAT NË RUMANI/ Naser Aliji refuzon rinovimin e kontratës për klubin zviceran…

Delo.autor

Vieri nuk plaket kurrë, gjithmonë pranë femrave

Sadik.Autor

Leave a Comment