Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ “Bomberi” Lewandowski nderon “Mbretërit” e Europës, Leipzig fiton me vuajtje

Bayern Munchen ka një “përbindësh” në ekip dhe ai është Robert Lewandowski. Polaku shënoi një tjetër hat-trick në ndeshjen e fituar me rezultatin 5-0 kundër Frankfurtit. Shtatlarti ka bërë gjithçka mirë në këtë sfidë duke shtuar numrin e golave në këtë sezon të ri.

Lewa shënoi dy gola në pjesën e parë. Ai u pasua mirë në minutën e 10′ nga Coman dhe e dërgoi në rrjetë, ndërsa në minutën e 26′ kërceu me kokë duke çuar topin në rrjetë për 2-0. Goli i tretë erdhi në minutën e 60′ për 3-0, pasi asistit të Douglas Costas.

Sane u rikthye me gol në ndeshjen e sotme. Gjermani shënoi një supergol në minutën e 72′, ndërsa për të përmbushur “shuplakën” mendoi Musiala që mbilli gjithçka në 5-0.

Leipzigu fitoi me rezultatin 2-1 kundër Hertha Berlinit. Një triumf me shumë vuajtje për vendasit, por që morën 3 pikë të rëndësishme. Union Berlin barazoi 1-1 ndaj Freiburgut, ndërsa Mainz humbi me rezultatin 2-3 në shtëpi ndaj M’Gladbach.

Related posts

LIVE/ Mbyllet super sfida Tirana-Skënderbeu. Rezultati 1-1

Delo.autor

FRIKË TEK KUNDËRSHTARI I SHQIPËRISË/ Lojtari i njohur rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool

F.autor

Leave a Comment