Futboll Sport

Pjesa e parë/ Asani ”hedh” Vllazninë në të parën, Kamza dhe Flamurtari nuk prodhojnë asgjë

Pjesa e parë – Takimi nisi me shumë ndryshime në të dy skuadrat. Dalipi surprizoi me aktivizimin e Kalarit në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Telushit nga minuta e parë e ndeshjes pas problemeve që kishte me vlonjatin. Në mbrojtje, tekniku elbasanas preferon sërish Ibrahimin para Fejzullahit. Gjoka preferoi në qendër të mbrojtjes Pjeshkën para Berishës dhe Orelesin para Tafilit. Ribaj e nis nga stoli, pasi Sukaj luan si sulmues i vetëm.
Pjesa e parë ishte mjaft e kujdesshme dhe asnjë nga ekipet nuk kaloi në aventura. 20 minutat e para ishin të qeta dhe shkodranët kishin më shumë dëshirë. Miqtë kanë më shumë iniciativë, por janë të brishtë në sulm. Duhej të vinte minuta e 32-të që Asani të zhbllokonte rezultatin. Ai merr një top të mirë, bën gjithçka mire para portës së Vllaznisë gjuan dhe e dërgon në rrjetë. Pjesa e mbetur e minutave nuk prodhon asgjë

Kategoria Superiore, java e 34

Partizani-Vllaznia 1-0

Shënues: Asani 32’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkovic, Belica, Kalari, Mala, Telushi, Asani, Bardhi, Abdurahimi, Progni.  (Në dispozicion: Xhika, Fejzullahi, Culuam, Atanda, Çani, Sulejmani). Trajner: Klevis Dalipi
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Pjeshka, Mersini, Krymi, Orelesi, Vucaj, Lika, Çinari, Sukaj. (Në dispozicion: Selimaj, Kalaja, Gurishta, Tafili, Berisha, Bardulla, Ribaj).  Trajner: Ernest Gjoka
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Astrit Mahmuti, Emigers Ganxhi
I katërt:  Fatjon Xhemalaj
Delegat: Lysjen Nurishmi
Vëzhgues: Prek Pjetrushi
Kartonë të verdhë: Progni 27’ / Vucaj 44’

Kamza – Flamurtari 0-0

Kamza-Flamurtari 0-0

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Arrabal, Idrizaj (? – Agalliu), Malaj, Zefi, Ymeraj, Plaku, Fukui, Fili. Trajner: Julian Ahmataj
Flamurtari
: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Veliu, Deliaj, Useini, Camara (Nedeljkovic 11’), Muarem, Touncara, Busic. Trajner: Petraq Bifsha
Gjyqtar: Juxhin Xhaja

 

Related posts

KËRKON HAPIN E MADH NË KARRIERË/ Mbrojtësi i Besës në provë te skuadra e njohur kroate

Delo.autor

KOMBINIM PERFEKT/ Blerja e fundit e dhuron super pasimin e golit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: BAYERNI dhe VALENCIA duan fitore në transfertë

Isa.Autor

Leave a Comment