Futboll Seria A Sport

Icardi i pasigurt për të ardhmen: Do të flas me klubin…

Mauro Icardi ka pranuar se mund të largohet nga Inter në merkaton e verës – por vetëm nëse është për të mirën e klubit.

Skuadra e Luciano Spalletti-t pësoi një humbje 2-1 ndaj Sassuolo-s të shtunën, duke zbehur shpresat për një vend mes katër më të mirëve, por barazimi i Lazio-s ka bërë që gjithçka të vendoset në ditën e fundit kur dy skuadrat të përballen me njëra-tjetrën.

Icardi është përfolur për një largim nga Zikaltrit në të shkuarën, ndërsa rregullat e Fair Play Financiar të UEFA-s mund të detyrojnë klubin të shesë yllin e tij.

Sulmuesi argjentinas – i cili ka shënuar 28 gola këtë sezon – ka konfirmuar se do të diskutojë mbi të ardhmen e tij bashkë me klubin në fund të sezonit.

“E përsëris çdo vit, do të flas me klubin,” shprehet Icardi për Sky Sport Italia.

“Nëse është në të mirën e ekipit, do të qëndroj, përndryshe, do të largohem. Gjithmonë bëj atë që është më e mira për klubin dhe ekipin. Kur të përfundojë sezoni, do të flas me klubin dhe do të shohim se cila është zgjidhja më e mirë.

“Sassuolo? Jemi shumë të zhgënjyer për rezultatin. Ata luajtën një ndeshje të madhe. Portieri i tyre luajti ndeshjen e karrierës.”

Related posts

DËSHTOI NË DEBUTIM/ Vrsaljko: Ja çfarë ndodhi në ndeshjen ndaj Torinon…

Isa.Autor

MBRON VENDIMIN PËR OZIL/ Emery: Është një lëvizje taktike për shkak të ndeshjeve, ne kemi…

Delo.autor

U LARGUA NGA MILAN/ Donnarumma fiton garën me Shez dhe portierin e Inter-it për…

Delo.autor

Leave a Comment