Futboll Sport

Pjesa e parë/ Bushiç befason Kukësin, Laçi ‘blindon’ Evropën ndaj Teutës

Flamurtari i mbylli në avantazh të një goli 45’ minutatat e para në “Zeqir Ymeri” kundër Kukësit nënkampion. Në minutat e para mungojnë rastet e rrezikshme, teksa skuadrat duket sikur kënaqen më shumë me barazimin. Nisur nga fakti që të dyja skuadrat i kanë arritur objektivat, ndeshja nuk ka ritmin e zakonshëm. Pas 17’ minutash vlonjatët kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit Musta, por goli i tij u anulua për pozicion të parregullt. Flamurtari shfaqet më kërkues dhe pas një aksioni të shpejtë Bushiç, kaloi vlonjatët në avantazh pas 36’ minutash.

Kukësi- Flamurtari 0-1

Shënues: Bushiç 36’

Kukësi- Koliçi, Zhderiç, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Peposhi, Musolli, Koldashi, Shkodra, Ebipi, Guri. Trajner: Peter Pakult

Flamurtari- Qirko, Zuka, Sidibe, Deliaj, Siljanovski, Useini, Musta, Tushi, Maze, Muarem, Bushiç. Trajner: Petraq Bifsha

Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Dojando Myftari, Indrit Myrtja

Delegat: Alban Tafaj;

Vëzhgues:  Mikel Shestani

Laçi e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh kundër Teutës falë golit të shënuar nga Rexhinaldo. Me këtë sukses kurbinasit sigurojnë pjesëmarrjen në Europa League edicionin e ardhshëm, ndërsa Teuta qëndron në Superiore, pas fitores një javë më parë. Jurgen Peqini jep sinjalin e parë pas 6’ minuash, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe nuk ka rrezik për Selmanin. Rexhinaldo kaloi në avantazh kurbinasit në aksionin e radhës, duke mposhtur me kokë portierin Kastrati pas një krosi nga e djathta (7’). Teuta i afrohet barazimit pas një aksioni të shpejtë me protagonist Beqjan, i cili merr fundoren dhe kroson drejt zonës. Aty ndodhet Bilali, që gjuan fuqishëm, por kurbinasit largojnë në këndore (18’). Rexhinaldo ka një mundësi mjaft të mirë për të dyfishuar shifrat pas 28’ minutash, por i vetëm me Kastratin gabon fatalisht. Pak para fundit vendasit patën një tjetër mundësi për të shënuar, por Uzuni nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë të kurbinasve (38’). Laçi është kërkues dhe provon sërish 5’ minuta para fundit me anë të Jonuzit, i cili shfrytëzon krosin e Uzunit, por Kastrati pret pa vështirësi.

Laçi-Teuta 1-0

Shënues: Rexhinaldo 7’

Laçi: Selmani, Fangaj. Gjoni, Lulaj, Sefgjini, Kallaku, Jonuzi, Eskerda, Uzuni, Nika, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Teuta: Kastrati, Beqja, Bilali, Hrkaç, Shkalla, Hakaj, Hila, Bilali, Kruja, Vila, Peqini. Trajner: Gentian Begeja

Gjyqtarë: Fatjon Xhemalaj, Astrit Mahmuti, Proletar Puto, Blerim Ziri

Delegat: Bujar Pregja;

Vëzhgues: Besnik Kaimi

 

Lushnja-Luftëtari 0-2

Shënues: Alushi 34′ (autogol) / Shkurtaj 38′

Gjyqtarë: Adrian Beqiri, Denis Agaraj, Alfred Shkreta, Klodian Shahini

Delegat: Besnik Çela;

Vëzhgues: Sazan Velçani

Related posts

Kapiteni i Partizanit zgjidhet me votim, ja cili do ta mbajë shiritin

Isa.Autor

E BUJSHME/ Chelsea lë thatë “Zonjën e Vjetër”, ndryshon mendim për Sarrin

Delo.autor

ISH-LEGJENDA E INTERIT/ Beppe Bergomi këshillon Icardin: Të gabosh është njerëzore, por mirë do…

Delo.autor

Leave a Comment