Futboll Sport

Pjesa e parë/ Në Elbasan, Flamurtari e Laçi ndalen nga shtylla!

Flamurtari, pas dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës, ka zgjedhur të luajë kundër Laçit në stadiumin “Elbasan Arena”, ku normalisht dhe numri i tifozëve ishte i vogël. Një takim i ekuilibruar, me raste të pakta dhe që në 45 minuta e para nuk prodhoi gola. Kuqezinjtë janë ata që mundohen të organizohen dhe janë disi më kërkues, por kur vjen puna te rrezikshmëria te porta kundërshtare, nuk është ajo që duhet.

Në fakt Laçi lëshoi sinjalin e parë me Sefgjinin, që tentoi nga një distancë e largët. Lojtari i linjës së majtë zgjodhi të gjuajë në portë dhe portieri Nurkovic e grushtoi në këndore, duke larguar rrezikun. Dy minuta më pas, në të 12-n, Muarem pas një dueli me Qaqin në zonë pretendoi për një penallti, por gjyqtari Andi Koçi bëri me shenjë që loja të vazhdonte. Camara ishte ai që rrezikoi më pas me një goditje brenda zonë, por në pozicion jo të prirët. Portieri Selmani reagoi pas gjuajtjes së lojtarit nga Guinea. Në minutën e fundit Laçi goditi shtyllën me Shtubinën, duke iu afruar goli, që u realizua në atë aksion, por më parë ishte në pozicion jashtë loje Fangaj.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 33

Flamurtari – Laçi 0-0

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta, Sidibe, Useini, Juffo, Muarem, Camara, Bushic. Trajner: Petraq Bifsha

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Bushi, Nika, Shtubina, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ermal Barushi, Redian Dobruna

Karton i verdhë: Lushkja 45+1’

Related posts

“REVOLUCION” I MADH TEK REAL MADRID/ Ja ylli i “Los Blancos” që konsiderohet i “paprekshëm” në verë

Delo.autor

Largohet Conte? ‘Sport’: Chelsea arrin marrëveshjen me trajnerin e ri

Q.Autor

Yjet shqiptarë përballë pesë herë kampionëve të Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment