Futboll Sport

Pjesa e parë/ Skënderbeu në rënie të lirë, e ‘kafshon’ edhe Lushnja

Lushnja befasoi Skënderbeun në pjesën e në “Roza Haxhiu”, duke e mbyllur në avantazh këtë fraksion, falë golit të shënuar nga Përgjini. Trajneri Gjyla nuk kishte në dispozcion tre lojtarë të rëndësishëm të reparti të sulmit, megjithatë lagunarët u treguan cinikë përpara portës duke shfrytëzuar të vetmin rast që patën, ndaj një Skënderbeu pa busull. Skënderbeu e nis menjëherë në sulm dhe Bruno Dita është ai që jep sinjalin e parë pas 5’ minutash lojë. Mesfushori provon me kokë, por topi përfundon jashtë. Miqtë përgjigjen me Taullaun, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. në këto minuta bardhekuqtë luajnë më mirë duke i afruar golit.

Skënderbeu ka një mundësi të mirë pas 20’ minutash me anë të Radas, i cili provon pas një goditjeje dënimi, por topi përfundon jashtë. 5’ minuta më vonë Soue ka një mundësi mjaft të mirë, por gabon fatalisht. Kur u mbush gjysmë ore lojë miqtë kanë sërish një mundësi mjaft të mirë, pas një kundërsulmi, por Muzaka vonohet shumë duke shpërdoruar një mundësi të artë. Brenda dy minutash të besuarit e Dajës, i afrohen sërish golit me dyshen Soue- Xhejms, por afrikanët gabojnë përballë portierit Bejte, edhe pse në pozicion të favorshëm (35’, 37’). Në aksionin e parë të rrezikshëm Lushnja shokon Skënderbeun duke kaluar në avantazh me anë të Përgjinit, i cili nuk e pati të vështirë të mposhtte portierin Shehi, pas asisit fantastik nga Papa (39’).

FORMACIONI ZYRTAR

Lushnja: Bejte, Magani, Marku, M.Korreshi, Mone, Meto, Taullau, Gava, Branica, Papa, Përgjini. Trajner: Ilir Gjyla

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Lilaj, Dita, Gavazaj, Soue, Xhejms. Trajner: Ilir Daja

Related posts

E FUNDIT/ CHAMPIONS LEAGUE: Luka Modric është mesfushori më i mirë sipas UEFA-s

Isa.Autor

PA 7 TITULLARË,MUNGESAT I BËJNË FORMACIONET E GATUZOS/ Ja si do të rreshtohen kuqezinjtë (FOTO)

Delo.autor

“MISIONI IM PËRFUNDOI”/ Carrick jep dorëheqjen dhe largohet nga Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment