Champions League Futboll Sport

Pjesa e parë/ Roma reziston vetëm 9′, Liverpool prek finalen e Kievit (VIDEO)

45’ minutata e para ndërmjet Roma dhe Liverpool në “Stadio Olimpico” u mbyllën me epërsinë e të kuqve 2-1. Me këtë rezultat të besuarit e Klopp janë të kualifikuar në finale ku i pret Real Madridi. Roma e nisi në sulm ndeshjen duke rrezikuar me Dzeko, por ata që kalojnë në avantazh janë miqtë. Mane kaloi në epërsi menjëherë Liverpool-in pas një gabimi fatal në mesfushë të Radja Nainggolan (9’). Firmino përfiton nga ky gabim dhe pason për afrikanin Mane, i cili nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë nga një pozicion i favorshëm përballë portierit Alisson. Ky ishte goli i parë i pësuar nga verdhekuqtë këtë edicion në Champions League në shtëpi. Verdhekuqtë përgjigjen me Dzeko, i cili ka një mundësi të shkëlqyer, por miqtë e mbyllin saktë. Në të 14’ Salah provon me një goditje të fuqishme nga distanca, por pret pa vështirësi portieri brazilian.

Në aksionin e radhës Roma barazon ndeshjen pas një aksioni të shpejtë. Florenzi kroson në zonë, aty ndodhet, El Shaarawy që e kthen për Dzeko, por Lovren në tentativën për ta larguar rrezikun gjuan fuqishëm dhe topi përfundon në rrjetë, pasi përplaset me Milner. Vendasit marrin zemër, por anglezët kërcënojnë. Aksion i rrezikshëm nga miqtë, Robertson kroson në zonë për Mane, i cili gjuan menjëherë drejt portës, por Alisson tregohet i vëmendshëm dhe largon topin në këndore. Gjithsesi Alisson dorëzohet një minutë më pas, pasi pas një goditjeje këndi Wijnaldum dërgon sferën në rrjetë për herë të dytë duke e afruar Liverpool-in edhe më shumë me finalen (26’). Në të 35’ Romën e ndal vetëm shtylla pas një gjuajtjeje të sulmuesit e El Shaarawy. Në minutat e mbetura vendasit sulmojnë, por kjo pjesë mbyllet me avantazhin e të kuqve.

Related posts

MERRET VENDIMI/ Jo vetëm Shqipëria, UEFA ndëshkon Poloninë për incidentet në “Air Albania”

Delo.autor

Thiago Silva e konfirmon se yllin i PSG-së e ka kërkuar largimin

Q.Autor

LIVE/ Presidenti Halili: Në këtë tavolinë ne bëmë prezantimin e Ze Marias, sot jemi për…

Isa.Autor

Leave a Comment