Futboll Premier League Sport

Marouane Fellaini: Carragher nuk më jep dot leksione, ai pështyu një vajzë të vogël

Mesfushori i Manchester United Marouane Fellaini ka vënë në dyshim autoritetin e Jamie Carragher për ta gjykuar pas skandalit që ka përfshirë legjendën e Liverpool.

Carragher është pezulluar nga roli i analistit në Sky Sports pasi është kapur nga kamerat duke pështyrë një shofer me të cilin kishte një debat verbal, bashkë me shoferin ka qenë edhe vajza e tij e vogël.

Carragher ka kritikuar ashpër Fellaini në kolonën e tij të gazetës dy vite më parë, duke detyruar belgun ta përshkruajë ish-yllin e Anglisë si kampionin e botës kur vjen puna për të thyer këmbë.

Por Fellaini edhe njëherë ka sulmuar 40-vjeçarin, duke bërë një referencë të veprimit të tij pas fitores 2-1 të United ndaj Liverpool.

“Si mund të më japë leksione dikush si Carragher?” shprehet Fellaini për Sport/Voetbal.

“Ai që pështyu një vajzë të vogël pas ndeshjes United-Liverpool. Kritikët të ndihmojnë të përmirësohesh, pasi mundohesh t’i vërtetosh se e kishin gabim.”

Related posts

Pas Ronaldos, tjetër lojtar bëhet gati për largimin nga Real Madrid

Isa.Autor

GAFA E JAVËS/ “TËRBOHET” PORTIERI: Mundohet të driblojë dhe e katranos duke…(VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Arrihet akordi, Formula 1 ka një rival të ri… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment