Futboll Sport

Plaku në Norvegji, ky është ekipi që e pret në verë?

Sebino Plaku është padyshim një nga emrat më të suksesshëm të kampionatit shqiptar. Sulmuesi ka një CV të pasur brenda dhe jashtë vendit, pasi ka luajtur me ekipe me emër në kampionatin tonë, por dhe jashtë  Shqipërie. Momentalisht, Plaku është te ekipi i Kamzës dhe mban shiritin e kapitenit të kësaj skuadre. Sulmuesi po bën çmos që skuadra e tij të mos bjerë nga Superiorja, pavarësisht se ekipi i kamzalinjëve ka 1001 probleme. Nga aleancat kundër, e deri te problemet financiare, pasi pagat e futbollistëve varen nga humori i Kryebashkiakut, Xhelal Mziu.

Plaku po mundohet me mish e me shpirt që të shpëtojë Kamzën për qëndrimin në Superiore, por nga krahu tjetër, po mendon dhe për të ardhmen e tij. Ai është në moshën 32-vjeçare dhe nuk e ka luksin që të luajë shumë për “ideale”, pasi në vitet e fundit të karrierës tenton të kapë kontrata të mira, ose të sistemojë familjen e tij. Në kushte të tilla, Plaku po mendon për largimin nga Superiorja. Burime të sigurta të Eduasportin.com pranë lojtarit bëjnë me dije se sulmuesi ka nisur bisedimet me ekipin norvegjez të HamKam-it.

Ekipi norvegjez nuk është një njohje e re për sulmuesin, pasi ka qenë i huazuar për 6 muaj në vitin 2008 kur ishte pjesë e Dinamos. HamKam-i ndodhet në ligën e dytë norvegjeze. Ata kanë nisur sezonin dhe kanë luajtur vetëm 6 ndeshje. Sulmuesit nuk shënojnë shumë gola, pasi nga 4 që ka kjo skuadër ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës vetëm 1 prej tyre, duke shënuar vetëm 1 gol. Afrimi i Plakut do të ishte luks. Futbollisti mund të transferohet në korrik, atëherë kur hapet dhe merkatoja në vendin nordik. Sulmuesi 32-vjeçar ka dëshirë që të transferohet në Norvergji, pasi ka dhe shtëpinë e tij atje.

Mundësitë janë që marrëveshja të mbyllet me sukses. Sulmuesi mund të devijojë rrugë vetëm për ndonjë vend aziatik, aty ku dhe leku është letër. Mbetet për t’u parë se si do të vendosë Plaku. Shanset që të qëndrojë në Superiore janë thuajse zero, pavarësisht se ka patur kontakte të lehta me Tiranën.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Nuk ka ngjarje sportive, njerëzit po vënë baste për… COVID-19

Delo.autor

JUVENTUSI “FITON” ME ANË TË RONALDOS/ Kontrata e re pritet ti sjellë shumën prej… (VIDEO)

Isa.Autor

“FURIN BLU” nuk e ndal as Luftëtari/ Teuta në podiumin për në Europë

Isa.Autor

Leave a Comment