Futboll Sport

Plas sherri, Mario Balotelli nuk i lë gjë pa thënë Kanye West

Deklaratat në lidhje me skllavërinë që këngëtari i njohur amerikan Kanye West bëri pak ditë më parë kanë acaruar mes shumë personazheve të tjerë të njohur të botës edhe futbollistin me ngjyrë Mario Balotelli. Sulmuesi i Nice-s tepër i indinjuar i ka quajtur broçkulla fjalët e thëna nga reperi. Sipas West, skllavërimi i afro-amerikanëve ishte një zgjedhje e tyre.

“Kur dëgjon për skllavërinë që ka zgjatur 400 vite…për 400 vite.. Kjo duket sikur ka qenë zgjedhje e tyre. Pra për 400 vite ke qenë skllav dhe vetëm kaq ke mundur të bësh? Duket sikur nga ana mendore ne kemi qenë të burgosur.”

Reagimet e ashpra bën që këngëtari ta modelonte qëndrimin. “Sigurisht që unë e di se skllevërit nuk u prangosën dhe u hipën nëpër varka me dëshirë të lirë. Ideja ime është se ne kemi qëndruar në këtë pozicion, pavarësisht faktit se kemi qenë shumë më të shumtë në numër. Kjo do të thotë se mendërisht kemi qenë të skllavëruar.

Nëpërmjet Instagramit, “SuperMario” shkroi: “Çfarë lloj broçkullash kanë dalë nga goja jote. Seriozisht e ke? Skllavëria ishte zgjedhje? Vëlla, seriozisht, cili të ka bërë lavash truri?”

Prindërit natyralë të Balotelli-t janë nga Gana, ndërsa ai u adoptua nga një familje italiane. Ai ak qenë pre e racizmit në Francë dhe në Itali, ndërkohë që në të shkuarën deklaroi se nuk po e thërrisnin në kombëtare për shkak të origjinës së tij.

Related posts

“KOSOVARËT NUK E NDJEJNË FANELLËN”/ Panuccit nuk i del e keqja me Shqipërinë: Lojtarët nuk duan të vijnë te Kombëtarja

Delo.autor

LAMTUMIRË FUTBOLL/ Ish-kampioni i Botës i jep fund karrierës së suksesshme

Isa.Autor

SFIDA NDAJ GREQISË PËR “QATAR 2022″/ Ylli Rashica: Shpresoj që rastet tona t’i shfrytëzojmë në maksimum dhe…

Delo.autor

Leave a Comment