Futboll Sport

“PO BËN BUJËN”/ Guri në Belgjikë, ja gjithë prapaskenat e transferimit

Sindrit Guri është zyrtarisht futbollist i Ostende në Belgjikë. Transferimi i tij po bën bujë për shkak të shifrës, e cila është me të vërtetë e lartë. Plot 710 mijë euro të deklaruara duhet t’u dorëzojë klubi belg verilindorëve. Pagesa është ndarë në dy pjesë, e para prej 500 mijë eurosh do të paguhet me datën 10 korrik, ndërsa e dyta më 30 shtator. Përveçse kësaj shifre, Kukë- si do të zotërojë dhe 20 për qind të vlerës së kartonit të tij.

Zyrtarët e klubit kanë përpiluar një kontratë, në të cilën theksohet se nëse klubi belg nuk paguan në kohë detyrimet, këstin e parë pikërisht më 10 korrik e të dytin më 30 shtator, do të aplikohet kamatë vonesë. Plot 5 mijë euro do u duhet të paguajnë belgët për çdo ditë vonesë. Megjithatë në klubin verilindor janë të bindur se skuadra belge do të jetë e saktë në ditët e shlyerjeve të detyrimeve, pasi për një gjë të tillë është rënë dakord më parë mes menaxherëve që kanë marrë pjesë në realizimin e këtij transferimi. Kjo është shitja e dytë e klubit të Kukësit, pas transferimit të Bakajt në Bjellorusi.

Related posts

Stres nga fansat, Mesi: Ja tmerri im më i madh!

Sadik.Autor

MUÇI I MAHNIT TË GJITHË NË FUTBOLLIN TURK/ Shifër e pabesueshme golash në 10 ndeshjet e fundit

F.autor

2 GOLA NË 21 NDESHJE/ Betis ekzagjeron, klauzolë 1 miliard euro për 30-vjeçarin

Delo.autor

Leave a Comment