Futboll Seria A Sport

PUBLIKOHEN SHIFRAT E RROGAVE/ Ja sa paguhen gjyqtarët në varësi të ndeshjeve në Itali

Gjyqtarët janë gjithmonë në qendër të kritikave për çdo vendim që japin në fushë. Në shumicën e rasteve gozhdohen nga opinioni sportiv për vendimet e tyre dhe shpeshherë bëjnë edhe gabime njerëzore.

Gjithsesi në Itali ka pasur shumë polemika këtë sezon për gjyqtarët e ndeshjeve edhe për shkak të përdorimit të teknologjisë VAR, që ka krijuar idenë se gabimet në gjykim tashmë duhet të jenë zero.

Përveç punës së vështirë dhe kryqëzimit që iu bëhet nga tifozët, gjyqtarët marrin të ardhura normale për llojin e punës që bëjnë.

Më poshtë janë pagat për gjyqtarët në varësi të ndeshjeve që gjykojnë:

Serie A: 3,800 euro për ndeshje.

Serie A: Asistenti 1,000 euro, gjyqtari i katërt 500 euro.

Serie A: VAR 1500 euro për ndeshje.

Kupa e Italisë: Raundi i parë 1,000 euro, raundi i dytë 1,500 euro, çerekfinale 2,000 euro, gjysmëfinale 2,500 euro, finalja 3,800 euro.

Superkupa e Italisë: 3,800 euro.

Related posts

LIVE/ Inter pret 3 pikët e para, starton sfida me Leccen

Delo.autor

SHORTI/ Ja me kë do ta luajë Shqipëria ndeshjen e parë nëse kualifikohet për në Kupën e Botës

F.autor

PSG-ja gati ta largojë Kurzawan, alarmohet Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment