Futboll Seria A Sport

Policia merr nën mbikqyrje gjyqtarin Orsato pas kërcënimeve nga tifozët…

Daniele Orsato, gjyqtari i ndeshjes Inter-Juventus, po kalon ditë të vështira. Në qytezën e Recoaro, ku dhe jeton, ai po kalon orë të tensionuara, pasi vetë gjyqtari dhe familja e tij janë kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar. “Kemi kaluar momente jo të mirë dhe fëmijët janë të shqetësuar, pasi nuk duan të dalin jashtë dhe të luajnë me shokët”, thotë Orsato, që nuk jep komente të tjera, për shkak të detyrës.

Por policia e zonës konfirmon se gjyqtari Daniele Orsato dhe familja e tij janën nën mbikqyrjen e policisë edhe pse kjo nuk është e afërt, por nga një distancë diskrete, për të evituar probleme. Një patrullë kalon herë pas here në zonën e shtëpisë së gjyqtarit edhe pse bëhet fjalë për një qytezë të qetë, ku njerëzit njihen mes tyre. Gjithsesi, situata vazhdon të jetë e nderë pas polemikave të ndeshjes Inter-Juventus.

Related posts

“ÇFARË MËKATI HUMBJA NDAJ ANGLISË…”/ Sylvinho për Play Off: S’mendoj për rivalët, ky grup shkon larg

F.autor

Pjesëmarrjet në Botëror, Brazili, i vetmi që s’ka munguar

Sadik.Autor

SHKËLQEN TALENTI SHQIPTAR NË PREMIER/ Sulmuesi Broja nuk ka ndërmend të ndalet, shënon edhe ndaj Tottenham

Delo.autor

Leave a Comment