Futboll Sport

MERR PUSHIM NGA SOLARI/ Ja si vishet Ramosi për ta vizituar një xhami në Arabi… (FOTO)

Pasi morën pushim nga trajneri Santiago Solari, lojtarët e Real Madridit e shijuan pushimin e tyre në mënyrë të ndryshme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai që ra më së shumti në sy ishte qendërmbrojtësi dhe kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, u vesh si sheik për ta vizituar një xhami.

I pari i cili u largua nga hoteli ishte Karim Benzema dhe Raphael Varane. Një veturë Lamborghini dhe disa shokë ishin duke i pritur ata jashtë. Francezët e morën një taksi, ndërsa vetura i ndoqi ata nga pas.

Momenti i cili ra më së shumti në sy nga ky mëngjes ishte kur Ramosi foli nga hoteli, i shoqëruar me pesë shokë me të cilët kishte udhëtuar në Abu Dhabi.

Të gjithë ishin të veshur me syze dielli dhe me një kostum tradicional arab, i cili njihet si Candura. Ramosi ishte më i maskuar se të tjerët dhe ishte futur brenda personazhit. Por, ky maskim nuk mjaftoi që ai të mos njihet nga mediat.

Ai shkoi për ta vizituar një xhami mjaft mbresëlënëse në kryeqytetin arab. Disa minuta më vonë, edhe Dani Carvajal doli për vizitë në këtë qytet, bashkë me disa shokë të tij.

Related posts

U SHTRUA NË SPITAL ME KORONAVIRUS/ Ish-bosi i Formula 1 në gjëndje të rëndë shëndetësore

Delo.autor

Pogba ka kontratën me Barçën në xhep, i lutet United ta lërë të lirë

Sadik.Autor

LAZIO-MILAN/ Zlatan Ibrahimovic me fat ndaj Strakoshës, nuk gabon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment