Futboll La Liga Sport

Porosia e Iniestës për Barçën për të shmangur gabimin kolosal

Andres Iniesta ka paralajmëruar Barcelonën se do të bënte një gafë të madhe nëse nuk do t’ia plotësonte kërkesat titullarit të skuadrës Sergio Busquets. Mbrojtësi 29 vjeçar ndihet i pavlerësuar financiarisht te blaugrant për atë çfarë jep në fushë dhe i ka kërkuar klubit një rritje të pagesës. Te Barça ende nuk kanë kthyer një përgjigje, por Iniesta që i dha lamtumirën klubit pak ditë më parë u shpreh se kjo gjë as duhet të diskutohet.

“Do të ishte një gabim kolosal nëse Busquets do të largohej nga Barcelona për gjithçka që ai do të thotë për klubin si lojtar. Por nuk mendoj se gjërat do të shkojnë deri këtu sepse ai është me të vërtetë i rëndësishëm për ekipin dhe ka ende shumë vite të tjera përpara për të dhënë maksimumin në fushë”, deklaroi Iniesta.

Busquets në një deklaratë të bërë më përpara tha se ka vetëm dy njerëz të cilët mund ta bindin atë që të largohet nga blaugranat, partnerja e tij, Elena Galera, dhe trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola, njeriu i cili e solli atë në “Camp Nou” në 2008.

Sipas spanjolles “Marca”, City është një destinacion për 29 vjeçarin që po pret një reagim nga klubi aktual. Por kampionët e Anglisë mund të tërhiqen për shkak të klauzolës prej 200 milionë eurosh të shitjes. Gjithsesi për lojtarin dhe klubin nuk do të ishte mirë një përplasje.

“Nuk e di se si është situata në nivel personal, por Barça nuk duhet të lejojë që gjërat të përshkallëzohen. Nuk ka pse të ketë fare dyshime për të ardhmen e tij”, vazhdoi 34 vjeçari.

Largimi i Busquets këtë verë do të ishte një goditje e madhe për Barçën, duke qenë se edhe Iniesta do të largohet. Mesfushori u shpreh se e ardhmja e tij do të jetë ose në Kinë, ose në Japoni.

Related posts

E BUJSHME/ Largimi i Ramos “prish” traditën 117 vjeçare tek Reali, shiriti i kapitenit ndryshon kombësi

Delo.autor

Rusi 2018, “mëkatari” i Inter-Juventus në FIFA

Sadik.Autor

Laurent Blanc te Chelsea e kryer! Zyrtarizmi punë orësh

Sadik.Autor

Leave a Comment