Futboll La Liga Sport

“E DIMË SITUATËN E “PLESHTIT”/ Koeman “shpërthen” ndaj presidentit: Neymar? Barcelona e ka për detyrë që…

Ronald Kumanit nuk i kanë pëlqyer asp ak fjalët e presidentit të përkohshëm Karles Tuskets në lidhje me Leo Mesin. 

Ky i fundit tha që do ta shiste Leon sepse kjo gjë do ta ndihmonte klubin në aspektin ekonomik. Holandezi ka thënë se është e patolerueshme që thuhen gjëra të tilla sepse nuk e ndihmojnë skuadrën.

E ARDHMJA E MESIT – “E dimë situatën e Leos. Nëse ekziston një person që duhet të vendosë, është Leo. Komentet nga jashtë nuk më interesojnë. E sigurt është që fjalët nga brenda klubit gjithashtu nuk na ndihmojnë aspak. Ne kemi nevojë për qetësi. Është e vërtetë që nuk i kontrollojmë dot gjërat jashtë, por ato brenda klubit po. Është ndryshe”.

NEJMAR – “Barcelona e ka për detyrë që t’i ketë të gjithë lojtarët më të mirë. Nuk më pëlqen të flas për individë të veçantë, por do të më pëlqente që lojtarët më të mirë të ishin te Barcelona”.

TITULLI – “Për momentin mendoj se Atletiko e Madridit është një skuadër shumë e fortë. Pëson pak gola dhe i nxjerr ndeshjet. Por sezoni është i gjatë dhe mund të ndodhin shumë gjëra. Ne nuk duhet t’ia lejojmë vetes që të humbasim më shumë pikë. Deri në fund, duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.

BREITHUEIT – “Na bën shumë punë. Falë përkushtimit të tij është i rëndësishëm. Lojtarët që luajnë nga pas mund të përfitojnë nga hapësirat që krijohen”.

DEMBELE – “Është përmirësuar shumë në aspektin fizik. Çdo lojtar ka nevojë që të jetë mirë fizikisht për të treguar vlerat e tij. Po fiton besim dhe është i lumtur. Duhet të vazhdojë të punojë kështu”.

 ZGJEDHJET – “Nuk jam i shqetësuar sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë, pavarësisht se kush kandidat do të fitojë. Kur ta marrim vesh, të shohim. Unë jam i përqendruar për të marrë sa më shumë pikë dhe kjo është puna që mund të bëj më së miri”.

 GRIZMAN – “Është një lojtar i madh dhe mund të luajë me disa të tjerë në role të ndryshme. Mendoj se ndryshimi i tij nuk ka ardhur tani që kemi një numër 9 në fushë. Thjesht ka më shumë besim”.

RROGAT – “Kemi arritur një marrëveshje me klubin në këtë aspekt. Nuk di as shifra dhe asgjë tjetër. Kjo nuk është puna ime. Situata është e vështirë për ne, por edhe për klubet e tjera. Mua më shqetëson fakti që nuk ka tifozë në stadium sepse futbolli luhet për njerëzit”.

UMTITI – “Është shumë pranë rikthimit. Ka luajtur 60 minuta me Barcelonën B. Ishte mirë dhe nuk pati shqetësime. Kjo do të thotë se ka bërë ecuri të mirë me rikthimin. Shpresoj që të jetë i gatshëm sa më shpejt. Për pak kohë do të jetë në listë”.

Related posts

PRESIDENTI LOTTITO SULMON INZAGHIN/ Vetëm ankohesh, ke një skuadër që vlen 10 fishin e të tjerave

Isa.Autor

CSKA Moskë, përballet kundër Arsenalit me të njëjtën mbrojtje 12 vjet më pas

Sadik.Autor

KAOSI TEK BARCELONA/ Si u shkel kodi i hekurt i vendosur nga Guardiola 12 vite më parë

Delo.autor

Leave a Comment