Futboll Premier League Sport

Portieri i City-t i fiksuar pas tatuazheve, ja risia e fundit e futbollistit brazilian

Për trajnerin Pep Guardiola, portieri Ederson është kthyer në një gjigant me më pak gola të pësuar këtë sezon në Premier League. Dhe mesa duket braziliani tani është shpërblyer për formën e tij.

Ai u lejua ta bënte pushim ndeshjen fundit ndaj Brighton për të bërë një tatuazh masiv. Që ai i dashuron tatuazhet, kjo bie në sy menjëherë, mjafton t’i hidhni një sy faqes së tij në Instagram. Tani ai ka mbuluar të gjithë këmbën e djathtë.E gjithë këmba e djathtë mesa duket është një homazh për mitologjinë greke. Një Poseidon gjigant (Zoti i detit, vëllai i Zeusit) mund të shihet mbi lëkurën e portierit.

E çdutishme sesi Pep Guardiola ka lejuar një veprim të tillë pa përfunduar akoma sezoni. Por Manchester City tashmë e ka siguruar titullin kampion dhe me këtë rast iu dha mundësia edhe portierit Claudio Bravo të tregonte veten e tij. Ederson tani duhet të bëjë disa ditë pushim në mënyrë që këmba të shërohet.

Related posts

Ky është talenti i radhës nga Gjermania që ka përfunduar në radarin e Milan

Sadik.Autor

Lewis Hamilton i çoroditur: Jam në tokën e “askujt”

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E TRANSFERIMEVE/ Ja 7 lojtarë që u shitën dy herë në merkaton e verës

Delo.autor

Leave a Comment