Moto GP Sport

Polemika te Honda, Crutchlow akuzon hapur për motorin

Dy gara për t’u harruar për Cal Crutchlow. Britaniku është zhvendosur nga maja në pozicionet e fundit, ku ka pasur rendiment të kufizuar në Austin dhe Jerez. Sigurisht i pakënaqur, piloti i ekipit satelit LCR u ankua për një trajtim ndryshe nga shtëpia mëmë në dallim me Marquez dhe Pedrosa-n, edhe pse ai ka një motor zyrtar.

“Të premten, Marquez dhe Pedrosa lanë shenja të gomave mbi asfalt, kudo. Të shtunën, shumë më pak dhe të dielën pothuajse asgjë. Në garë Marc është kufizuar që të ulte shpejtësinë në nivel shumë të ulët. Në fund, unë kam pasur të njëjtin ritëm gjatë gjithë fundjavës, por kur nivelet uleshin, unë nuk kam arritur që të mbajë të njëjtën shpejtësi, vetëm sepse nuk kam pasur të njëjtin motor”, vuri në dukje Crutchlow.

Sipas asaj që transmeton gazeta spanjolle Marca, Marquez ka reaguar për këtë rast, por përgjigjja e tij nuk ka qenë e mjaftueshme. “Cal ka ekzaktësisht të njëjtin motor që kam edhe unë. Sidoqoftë, në disa raste ai i merr pjesët para meje sepse duhet t’i provojë. Ka ekzaktësisht një motor zyrtar”.

Related posts

PROKURORI ACAROHET NGA SITUATA E KRIJUAR/ Ja çfarë ndodh me cështjen “Suarez”

Delo.autor

SOUTHAMPTON-LIVERPOOL/ Portieri Adrian do të startojë si titullar, ndërsa Xherdan Shaqiri… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Çeki-Shqipëri. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment