Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ 4 lojtarët që kërkon të blejë Manchester City në merkaton e verës

Manchester City ka ringjallur bisedimet për një marrëveshje potenciale me objektivin e merkatos së janarit Riyad Mahrez në merkaton e verës. Kështu raporton The Times.

City u mundua me të gjitha forcat të transferonte Mahrez në janar duke ofruar 80 milionë euro për të por Leicester City kërkonte 100 milionë euro, një shumë që nuk mund të paguhej nga City.

Mahrez u mundua të largohej me çdo kusht nga klubi duke bojkotuar edhe stërvitjen për disa ditë por eventualisht u rikthye si zëvendësues pikërisht në ndeshjen ndaj Qytetarëve në shkurt.

Por Mahrez nuk është i vetmi lojtar që u intereson kampionëve të Anglisë dje një tjetër objektiv i Pep Guardiola-s është Leon Baily i Bayer Leverkusen.

Gjithashtu raportohet se City mund të bëjë katër blerje të mëdha gjatë verës.

Qendërmbrojtësi i Ajax Mtthijs de Ligt është në listën e dëshirave të Guardiola-s. Ai është një mbrojtës premtues vetëm 18 vjeç dhe është votuar talenti më i madh i kampionatit holandez për këtë sezon.

Emri i fundit është i panjohur, por thuhet të jetë një emër i madh dhe me siguri shumë i shtrenjtë.

Related posts

RENDITJA NË SUPERIORE/ Teuta “fituesja” e javës, Partizani +7 nga vendi i dytë. Zona e ftohtë është “zjarr” (FOTO)

Delo.autor

PARAQITJE TË DOBËTA TË YLLIT ARGJENTINAS/ Chelsea vendos së çfarë do të bëjë me Higuain

Delo.autor

GUARDIOLA E DO ME ÇDO KUSHT NË EKIP/ Ja shifra “faraonike” që vendos Barcelona për Dembele

Delo.autor

Leave a Comment