Futboll Sport

Lum akuzash për Ozil para Botërorit, ish-lojtarët e Gjermanisë: Copë mishi që lëviz në fushë

Në prag të Botërorit, në adresë të mesfushorit Mesut Ozil kanë mbërritur akuza të ashpra nga dy ish-futbollistë të Gjermanisë.

 

Ata shprehen se turko-gjermani nuk është i aftë të udhëheq ekipin drejt suksesit në Botëror. Madje nga Mario Basler gjuha e përdor ka qenë e ashpër:

 

“Për mua Ozil është i mbivlerësuar si lojtar.

I qëndroj mendimit tim, që ai nuk është lojtari që do ta udhëheqë Gjermaninë drejt triumfit të Kupës së Botës. Këtë nuk e bëri as më 2014.

Për mua ai është si një copë mishi që lëviz në fushë për inerci, i cili padyshim që ka aftësi të mira teknike, por me kombëtaren nuk sjell asgjë.”- shprehet gjermani për “Sport1-Doppelpas”.

Në të njëjtën linjë mendimi ka qenë edhe Christian Ziege, i cili gjithashtu vë në dyshim aftësitë e Ozil: “Te të gjitha ndeshjet që luan Ozil, unë pyes veten ‘A është pjesë e lojës ai?’.

Te Real u shit shumë shpejt, edhe në Angli ai kritikohet shpesh për rendimentin e tij tek Arsenal. Ai zhduket në ndeshjet e mëdha.”

Related posts

U TRANSFERUA ME BUJË VERË/ Ish-sulmuesi i bluve: Dinamo gaboi me mua, ata donin…

Delo.autor

Kukësi me mungesa, ndaj Lushnjës momenti i të rinjve

Sadik.Autor

ËNDRRA E YLLIT U SHNDËRRUA NË MAKTH/ Ja si ndryshoi gjithçka tek Real Madridi me ardhjen e Solarit

Delo.autor

Leave a Comment