Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Arsenal i ofron kontratë të re Aaron Ramsey

Arsenal i ka ofruar një kontratë të re Aaron Ramsey.

27-vjeçari i përfaqësueses së Uellsit po hyn në 12 muajt e fundit të marrëveshjes me klubin e Emirates dhe mund të larohet si lojtar i lirë në fund të sezonit të ri.

Ramsey iu bashkua Arsenal-it në 2008 nga Cardiff City dhe ka shënuar 36 gola në 234 ndeshje në Premier League.

Mesfushori uellsian shënoi 11 gola në 32 paraqitje sezonin që lamë pas.

Ramsey ishte pjesë e Uellsit në barazimin 0-0 ndaj Meksikës të martën.

Duke folur pas miqësore, Ramsey është shprehur se ishte shumë i lumtur me ardhjen e Unai Emery, i cili ka zëvendësuar Arsene Wenger në postin e trajnerit.

Related posts

PO SHKËLQEJNË/ Brozoviç-Vesino “maratonomakët”, zikaltrit për rekord në Champions

Isa.Autor

MOHON SPEKULIMET PËR SALAH/ Virgil van Dijk: Ne nuk i shikojmë gjërat negative, ai nuk mund të…

Isa.Autor

KOEMAN KRIJON LISTËN E ZEZË/ Ja 9 futbollistët që nuk janë në planet e trajnerit holandez

Delo.autor

Leave a Comment