Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Mourinho mposht Guardiolën, ia rrëmben mesfushorin brazilian

Manchester United po mbyll marrëveshjen e nënshkrimit me mesfushorin e Shakhtar Donetsk, Fred, sipas “Manchester Evening News”. “Djajtë e Kuq” duken të vendosur për të mundur Manchester City në garën për blerjen e brazilianit, pasi Jose Mourinho do ta rrisë potencialin e mesfushës së tij përpara sezonit të ardhshëm.

Marrëveshja do të kompletohet përpara Kupës së Botës, me Fred që do të udhëtojë për në Angli javën e ardhshme për miqësoren e Brazilit me Kroacinë, në “Anfield”, si dhe për të vënë firmën mbi kontratë, e cila do ta bëjë atë pjesë të klubit nga “Old Trafford”.

Manchester United e intensifikoi interesin për Fred muajin e kaluar, në një përpjekje për të përforcuar shpejt mesfushën, pas daljes në pension të Michael Carrick. Nëse Marouane Fellaini duhet të largohet si jë transferim i lirë, atëherë Jose Mourinho nxitoi të shtojë në skuadër mesfushorin brazilian.

Shakhtari kishte në fuqi klauzolën e lirimit prej 60 milionë euro në kontratën e fundit me Fred, por kjo nuk mendohej të ishte pengesë për Manchester Unitedin në bisedimet me përfaqësuesit e mesfushorit nga Brazili.

Bisedimet janë mbajtur me agjentin e tij, ish-mesfushorin e Arsenalit, Gilberto Silva, në fillim të kësaj jave është arritur dakordësia që të firmoset para se të fillojë Kupa e Botës. Gilberto fluturoi në Angli pasi takoi Fred në Brazil.

Related posts

Kylian Mbappe zbulon emrin e trajnerit të ëndrrave

Sadik.Autor

Ronaldo telefonon Ancelottin, merr informacione për Serie A, Juventusin dhe…

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pranohet propozimi i FIFA-s, ndryshime përkohësisht në rregulloren e futbollit

Delo.autor

Leave a Comment