Futboll Sport

Ozil jashtë formacionit, ja si do luajë Gjermania në Rusi

Pse luhet futbolli? Për pasion. Kush e mban atë përbrenda dhe e shfaq çdo 90 minuta në tribuna? Tifozët! Pikërisht këta të fundit kanë zgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm të skuadrës kampione bote, Gjermanisë, për Botërorin që vjen pas më shumë se 20 ditësh.

Në Rusi do të ketë surpriza pafund dhe një prej tyre e presin ata të cilët kanë votuar dhe komentuar në “AZ” gjatë dy ditëve të fundit. Gjermanët duket se nuk e duan mesfushorin Mesut Ozil në 11-shin e trajnerit Joachim Low. Ata preferojnë një lojë më të drejtpërdrejtë se ajo e shfaqur gjatë Europianit të Francës.

Lojtari i Arsenalit nuk ka luajtur keq sivjet, por ka pasur luhatje të dukshme fizike. Kjo mësohet të jetë arsyeja kryesore pse tifozët e “Pancerave” i druhen aktivizimit të tij në Botëror. Formacioni i tyre i preferuar nis me portierin Manuel Neuer, vazhdon me mbrojtësit Kimmich, Hummels, Boateng (edhe Süle ka marrë shumë vota) dhe Hector, për të kaluar në mesfushë me dyshen Kroos-Khedira.

Po ofensiva? Këtu nis pjesa më e bukur. Ozil ngel jashtë dhe vendin e tij e fitojnë Julian Draxler dhe Marco Reus. Pra, varet nga sistemi i trajnerit Low dhe pozicionimi i njërit prej tyre. Me pak fjalë, treshja pas sulmuesit Timo Werner do të jetë Reus-Draxler-Müller.

Po sigurisht që Müller! Ai është… gjermani më gjerman i gjermanëve! Ndoshta jo “ajka” e futbollit të tyre, por përfaqësuesi më autentik i lojës gjermane. E gëzofshi dhe fitofshin më të mirët!

Related posts

Gazetari e pyet për klubin e ri, Balotelli jep përgjigjen që nuk e priste askush!

Q.Autor

Presidenti i Genoa-s “hap” merkaton: Ekipi blerës është dhe ekip shitës!

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK BOTËRORI “RUSI 2018″/ Skemën e Argjentinës e bënin vetë lojëtarët, ja shkaku befasues

Delo.autor

Leave a Comment