Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Raul Gonzalez shkon te Tottenhami…

“Legjenda” e Real Madrid, Raul Gonzalez, i bashkua Tottenham Hotspur në stërvitjen e ditës së enjte, si pjesë e kualifikimit të tij si trajner.

40-vjeçari, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2015, takoi ish-shokun e ekipit të tij Fernando Llorente, teksa Tottenham po përgatiste ndeshjen kundër WBA.

Bashkë me Raul, si pjesë e kursit gjashtë javor për licencën UEFA “A” ishin edhe Xabi Alonso dhe Marcos Sena. Kjo licencë do t’i jap atij mundësinë të drejtojë ekipe moshash dhe të jetë zëvendës, ndërsa për të drejtuar në ligat më të rëndësishme duhet licenca “UEFA Pro”.

Gjatë këtij kursi ka lëndë që mësojnë menaxhimin, ushqimin, psikologjinë dhe mjekësinë sportive, krahas përgatitjes tekniko-taktike.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Ja si festuan lojtarët e Juventusit pas humbjes në Madrid (FOTO)

Delo.autor

5 SKUADRA NË GARË PËR TITULL/ Beteja për kreun në Serie A më e hapur se kurrë

F.autor

Në Itali e bëjnë fakt të kryer/ Hysaj do të largohet nga Napoli për t’u transferuar te…

Sadik.Autor

Leave a Comment