Futboll Seria A Sport

Presidenti i Milanit ka vetëm një kërkesë para finales së Kupës

Mbrëmjen e datës 9 maj në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit të Italisë do të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit, dy skuadra që normalisht kanë luftuar shumë për këtë trofe. Por, që kuqezinjtë pasi kanë humbur garën për në Champions League, tashmë duan që të marrin një trofe për të mos e mbyllur vitin me duart bosh.

Skuadra e Rino Gattuso-s pas gjashtë disfatave radhazi tashmë ka rigjetur veten dhe po arrin që të dalë aty ku e presin të gjithë, te fitoret. Ndërsa tri pikët kundër Verona-s japin shumë shpresë për përballjen e të mërkurës, është presidenti i kuqezinjve që iu jep kurajë për të përballuar me sukses këtë ndeshje.

Presidenti i Milanit, Younghong Li, ka ndjekur nga afër sot ndeshjen e të rinjve kuqezinj kundër Fiorentina-s dhe pak minuta më pas ai u zhvendos në stërvitjen e skuadrës së parë kuqezi, ku para tyre ka mbajtur një fjalim shpresëdhënës për të motivuar futbollistët para sfidës kundër “Zonjës së Vjetër” që do të zhvillohet të mërkurën.

“Çdo herë që vij në Milano dhe që kam fatin për t’iu takuar, zemra më rreh fortë dhe jam shumë i lumtur për këtë. Mbi të gjitha, ju komplimentoj për fitoren e bukur që arritët dje”, u ka thënë në fillim Yonghong Li lojtarëve.

“Impenjimi që keni në fushë më ka bërë shumë të lumtur. Tani kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, pres që të gjithë të jepni maksimumin. Kam pritshmëri të mëdha dhe ju falënderoj për atë që do të bëni”, përfundoi Yonghong Li.

Related posts

DRAMË NË CHAMPIONS! Llorente ndëshkon Liverpoolin pas gafës së Adrian (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Debrecen-Kukësi, “verilindorët” provojnë të surprizojnë

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenal kualifikohet në çerekfinale, Granada shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment